Bota

Pezeshkian: Të gatshëm për negociata, Irani nuk do armë bërthamore, por nuk heq dorë nga të drejtat e veta

Irani do të vazhdojë të mbrojë "të drejtat e tij legjitime" ndërsa një armëpushim me Izraelin hyri në fuqi.

F.I
Pezeshkian: Të gatshëm për negociata, Irani nuk do armë
Masoud Pezheskian

IRAN- Presidenti iranian Masoud Pezheskian tha të martën se vendi i tij nuk kërkon të sigurojë armë bërthamore, por do të vazhdojë të mbrojë "të drejtat e tij legjitime" ndërsa një armëpushim me Izraelin hyri në fuqi.

"Ne presim që ju t'u shpjegoni atyre, në negociatat tuaja me Shtetet e Bashkuara, se Republika Islamike e Iranit kërkon vetëm të mbrojë të drejtat e saj legjitime. Irani i gatshëm të zgjidhë çështjet që do të vendosen në tryezën e negociatave. Vendi kurrë nuk ka kërkuar të sigurojë armë bërthamore dhe nuk i kërkon ato. Nuk mund të imponojnë ambiciet e tyre të padrejta me forcë. Republika Islamike e Iranit u detyrua të angazhohej në konflikt ushtarak për të mbrojtur veten dhe shpresoj se nuk do të detyrohemi kurrë të luftojmë përsëri,"-tha Pezheskian gjatë një bisede telefonike me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe Mohammed bin Zayed.

Deklaratat e presidentit iranian vijnë në një kohë tensioni në rajon dhe përpjekjesh ndërkombëtare për të ringjallur negociatat mbi programin bërthamor të Iranit.

Poll

MOS HUMB