Bota

A po na e "lidh mendjen" Inteligjenca Artificiale? Studimi: ChatGPT po na bën 'budallenj' dhe dembelë

Sipas një studimi të publikuar nga "MIT Media Lab", IA po na bën 'budallenj' dhe dembelë.

k.m.
A po na e "lidh mendjen" Inteligjenca Artificiale? Studimi: ChatGPT po
ChatGPT

TIRANË- Në jetën tonë të përditshme, përdorimi i programeve të inteligjencës artificiale si psh. ChatGPT është bërë thuajse i paevitueshëm. Mundësia që kemi për të pasur njohuri për shumë gjëra në mënyrë të sintetizuar në majë të gishtave ka vënë shkencëtarët në lëvizje për të kuptuar sesi përdorimi i shpeshtë i Inteligjencës Artificiale po ndikon në trurin tonë. Sipas një studimi të publikuar nga "MIT Media Lab", IA po na bën 'budallenj' dhe dembelë.

Studimi i MIT përfshinte studiues që matën aktivitetin e trurit kryesisht të studentëve në Universitete teksa ata  përdornin ChatGPT për të shkruar ese. Puna e tyre u krahasua me të tjerët që përdorën Google ose asgjë fare. Studiuesit i pajisën 54 shkrimtarë esesh me kapele të mbuluara me elektroda që monitoronin sinjalet elektrike në tru.

Të dhënat e EEG zbuluan se ata që përdorën ChatGPT shfaqën angazhimin më të ulët të trurit dhe rrjedhimisht ata performuan dobët në nivelet nervore, gjuhësore dhe të sjelljes. Të gjithë ata dorëzuan ese që kishin të njëjtin thelb, por u mungonin detajet personale. 

Mësuesit e anglishtes që lexuan punimet i quajtën ato "pa shpirt". Grupi që punoi "vetëm me tru" tregoi aktivizime dhe lidhje më të mëdha nervore midis rajoneve të trurit që "korrelonin me kujtesë më të fortë, saktësi më të madhe semantike. Por ka edhe kundërshtime. Skeptikët argumentojnë se lidhja nervore e matur nga EEG nuk tregon domosdoshmërisht shëndetin e trurit. 

Studiuesja kryesore e MIT-it, Nataliya Kosmyna, pranon se studimi kishte fushëveprim të kufizuar dhe, ndryshe nga titujt viralë në internet rreth punimit që ajo bëri, qëllimi nuk ishte që të vlerësohej nëse ChatGPT po na bën më paktë zgjuar. 

OpenAI, kompania e Kalifornisë që publikoi ChatGPT në vitin 2022, nuk iu përgjigj kërkesave për koment, edhe pse u pyet nga "The Washington Post". 

Frika nga teknologjia nuk është asgjë e re. Sokrati paralajmëroi se shkrimi do t'i bënte njerëzit që të harronin. Në mesin e viteve 1970, mësuesit shqetësoheshin se llogaritëset do t'i bënin nxënësit që të harronin matematikën e thjeshtë. 

"Nuk ka kaluar shumë kohë kur të gjithë ishim në panik se Google po na bënte budallenj dhe përtacë. Tani Google është më shumë pjesë e jetës sonë të përditshme dhe nuk duket aq e frishme. ChatGPT është thjesht shqetësimi i radhës.  Duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të ekuilibruar në mënyrën se si i interpretojmë këto gjetje të studimit të MIT,"- tha Samuel J. Gilbert, profesor i neuroshkencës në University College London.

Ekspertët sugjerojnë se ndoshta IA, në planin afatgjatë dhe e përdorur siç duhet, do të provojë se shton, dhe nuk e zëvendëson të menduarit kritik. Në të ardhmen do të nevojiten më shumë kërkime mbi mënyrat më të mira për të formësuar sjelljet e përdoruesve dhe për të shmangur dëmtimin e aftësive të të menduarit kritik./ZËRI

Poll

MOS HUMB