
GAZA- Izraeli ka kërcënuar se do të nisë një pushtim tokësor të Gazës prej më shumë se dy javë tashmë. Kryeministri Benjamin Netanyahu formoi një zyrë lufte dhe thirri qindra mijëra rezervistë në Forcat e Mbrojtjes të Izraelit. Tanket dhe ushtarët qëndrojnë në kufi dhe presin urdhrin. Sytë e gjithë botës janë te Izraeli dhe të gjithë presin lëvizjen e tij të radhës. Por pushtimi ende nuk ka filluar. këto janë pesë arsye se përse...
Menaxhimi
Liderët politikë dhe të sigurisë që marrin vendimin për të sulmuar e dinë se mund të shkruajnë kapitullin e fundit të jetës së tyre publike.
"Shumë prej tyre mbajnë një pjesë të përgjegjësisë për dështimet dhe janë të vetëdijshëm se hetimet shtesë në lidhje me këtë konflikt janë në vijim,"- tha eksperti i Lindjes së Mesme Robert Sutloff, raporton Sky News.
Pengjet
Ka ende rreth 220 pengje në Gaza, të cilët militantët dyshohet i fshehin në një rrjet tunelesh nëntokësore. Zyrtarët izraelitë do të përpiqen të shpëtojnë sa më shumë njerëz të jetë e mundur para çdo ofensivë
Rrezik për trupat izraelite
Ish-oficeri i lartë i inteligjencës britanike Philip Ingram tha se ushtria izraelite në Gaza do të përballej me disa nga luftëtarët më të egër në botë, sepse Hamasi i di taktikat e sulmeve izraelite.
"Ekziston rreziku për të rënë në një kurth shumë të rrezikshëm,"-tha një ish-zyrtar i lartë i sigurisë izraelite.
Hezbollahu
Zyrtarët izraelitë nuk mund ta kthejnë vëmendjen te formacionet e mbështetura nga Irani, aktive në Siri, Irak, Jemen dhe Liban. Hezbollahu, një grup i fuqishëm ka shkëmbyer zjarr me ushtrinë izraelite përtej kufirit libanez që nga 7 tetori dhe e ka paralajmëruar Izraelin për planin e tij për një ofensivë tokësore.
"Për momentin askush nuk ka oreks për luftë në dy fronte,"-shtoi ish-zyrtari.
Strategjia e daljes
Benjamin Netanyahu aktualisht nuk ka asnjë plan se si dhe kur të largohet nga Gaza, nëse vendos që të nisë sulmin. Dhe nëse Izraeli arrin qëllimet e tij strategjike, askush nuk e di se çfarë grupesh mund të "mbijnë" pas zhdukjes së Hamasit./Zëri.ai