Bota

Britania nis aeroplanin me 21 ton ndihma për Gazën

Britania e Madhe ka nisur të vërë në zbatim, planin për ndihma për Gazën. Ndihmat po i dorëzohen Egjiptit, për t'i shpërndarë më pas në enklavë.

D.XH
Britania nis aeroplanin me 21 ton ndihma për Gazën
Aeroplani me ndihma

LONDËR - Një aeroplan i Mbretërisë së Bashkuar me 21 tonë ndihma humanitare për Gazën është rrugës për në Egjipt. Kështu ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe.

Avioni C-17 i Forcave Ajrore Mbretërore mban 76 800 pako për mjekim plagësh, si dhe 1350 filtra uji dhe 2560 drita me energji diellore.

Ndihma vjen si pjesë e një pakete ndihme prej 30 milionë paund për Gazën, e shpallur nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak, në fillim të kësaj jave.

Ndihma do të shpërndahet nga Gjysmëhëna e Kuqe egjiptiane.

Hamasi sulmoi Izraelin, ndërsa përgjigja ishte e menjëhershme. Më tepër se 7200 njerëz kanë vdekur, nga sulmet e të dyja palëve. Ndërsa, nga sulmet izraelite, situata në Gaza paraqitet tepër problematike./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB