Bota

5 arsyet pse Kamala Harris është favorite nëse Biden tërhiqet nga gara presidenciale

Ka zëra që thonë se Joe Biden mund të përjashtohet nga gara presidenciale gjatë fundjavës.

k.m.
5 arsyet pse Kamala Harris është favorite nëse Biden
Kamala Harris

SHBA- Joe Biden nuk heq dorë, por duket se të tjerë demokratë po bëjnë plane që kandidaturën e tij si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të merret nga zëvënsja e tij, Kamala Harris. Ka zëra që thonë se Joe Biden mund të përjashtohet nga gara presidenciale gjatë fundjavës.

Por pse Kamala Harris konsiderohet e preferuara dhe pasuesja e tij e denjë?

1. Paratë: "Fondi" i fushatës së Bidenit - 91 milionë dollarë mund të merret lehtësisht nga Harris, por jo nga ndonjë kandidat tjetër. Gjithçka është shumë më e thjeshtë nëse Harris është kandidatja. 

2. Historia: Si një afroamerikane me rrënjë aziatike, Harris ka lënë gjurmën e saj në histori. Por ajo mund të jetë edhe presidentja e parë femër.

3. Përkrahjet e pritshme: "Të vjetrit" e partisë, përfshirë këtu edhe Jim Clyburn, e kanë thënë tashmë se do të mbështesin Harrisin nëse Biden tërhiqet. Obama dhe Clinton gjithashtu kanë të ngjarë të bëjnë të njëjtën gjë.

4. Uniteti i partisë: Demokratët kanë lëvizur me shumë kujdes në misionin e tyre për të larguar Biden. Shumë nuk janë gati të zhyten në të panjohurën duke rifutur në lojë shumë kandidatë një muaj para Kongresit.

5. Legjitimiteti: Biden-Harris mori 14 milionë vota dhe kaloi zgjedhjet paraprake (kryesisht të pakontestueshme). Ajo është e vetmja kandidate e mundshme që mund të pretendojë se ka fituar mbështetjen e partisë së saj në kutinë e votimit.

Situata ekzistuese

Demokratët skeptikë ndaj Harris citojnë sondazhet që tregojnë se ajo vështirë se do të bëjë më mirë se Biden kundër ish-presidentit Trump, dhe ekziston një skepticizëm i përgjithshëm se ajo është kandidatja më e mirë për të fituar betejat në Pensilvani, Miçigan dhe ëiscons.

Por mbështetësit e Harris thonë se fushata e saj e fundit dhe paraqitjet në media tregojnë se ajo do të ishte një kandidate e jashtëzakonshme.

Përfundimi: Sido që të jetë, Harris ka avantazhin. Nëse Biden largohet, edhe demokratët e shqetësuar për figurën e saj kanë të ngjarë që të bëjnë hapa pas./ZËRI

Poll

MOS HUMB