Bota

Biden në 'hall të madh', jo vetëm senatorët, por dhe donatorët e fushatës nuk e duan në garë

Raportohet se në një takim të zhvilluar në Zoom të mbajtur në fillim të këtij muaji pas debatit, midis 75 donatorëve më të pasur demokratë, vetëm njëri tha se besonte se Joe Biden duhet të mbetet në garë.

E.K
Biden në 'hall të madh', jo vetëm senatorët, por
Joe Biden

SHBA- Jo vetëm senatorët dhe kongresmenët amerikanë, por dhe donatorët kërkojnë largimin nga gara të Presidentit, Joe Biden. Raportohet se në një takim të zhvilluar në Zoom të mbajtur në fillim të këtij muaji pas debatit, midis 75 donatorëve më të pasur demokratë, vetëm njëri tha se besonte se Joe Biden duhet të mbetet në garë. E gjithë pjesa tjetër, sipas CNBC, me të cilën u fol nga një prej pjesëmarrësve në takim, e bëri të qartë se ata besonin se Biden duhet të largohej nga gara nëse partia donte të mposhte Trumpin në nëntor.

Që nga ai takim, donatorët kryesorë që financojnë ose fushatën e Biden, komitetet e tij aleate të veprimit politik ose partinë në tërësi kanë nisur një fushatë presioni që synon demokratët e lartë si në Dhomëne Përfaqësuesve ashtu edhe në Senat për ta futur Bidenin në pension. Qëllimi i tyre është që t'i bëjnë ligjvënësit që t'i bëjnë thirrje publikisht Bidenit që t'i japë fund fushatës së tij për rizgjedhje.

Shumë prej këtyre donatorëve i shprehën qëndrimet e tyre me tone të ashpra. Siç shkruan CNBC, ata thanë se nëse Biden refuzon të braktisë, nuk do të japin para për të ndihmuar rizgjedhjen e tij derisa sondazhet të tregojnë se ai është favoriti i qartë për të mposhtur Trump.

Megjithatë, sipas të njëjtit publikim, kolapsi i mbledhjes së fondeve të Biden nuk do të thotë domosdoshmërisht shkatërrim i partisë. Siç bënë të ditur sondazhet e fundit, zërat që përfshijnë Zëvendës Presidentin Kamala Harris, pasardhësen e mundshme të Biden në rast se ai largohet, janë shtuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB