Bota

16-vjetori i Pavarësisë, Kurti dhe Osmani homazhe pranë varrit të Ibrahim Rugovës

Kryeministri i vendin Albin Kurti, në fjalimin e tij ka uruar të gjithë qytetarët për festën e pavarësisë

E.K
16-vjetori i Pavarësisë, Kurti dhe Osmani homazhe pranë varrit
Homazhe prane varrit tw Rugoves

KOSOVË- Në 16-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, liderët e shtetit kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca kanë bërë homazhe edhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi.

Krerët shtetërorë do të vazhdojnë për homazhe edhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz.

Në një deklaratë për mediat pas homazheve, Osmani tha se Pavarësia është arritja më e madhe e qytetarëve të Kosovës.

Presidentja Osmani kujtoi edhe ish presidentin Ibrahim Rugova, familjen Jashari dhe të gjithë ushtarët e rënë për liri.

Homazhet i ka paraprirë mbledhja e qeverisë së Kosovës, ku kryeministri Albin Kurti do të uronte qytetarët në këtë ditë të rëndësishme.

“Në 16 vjetorin e pavarësisë, sot shënojmë edhe 26 vjetorin e epopesë së UÇK-së, dhe 25 vjetorin e çlirimit tonë nga okupimi serb. Prejardhja jonë është lufta çlirimtare dhe lëvizja e rezistenca shekullore për liri. Për sa kohë Republika e Kosovës të jetë shembull i ngrohtësisë njerëzore dhe i lëvizjes qytetare, ajo e nderon trashëgiminë e rilindjes kombëtare”, theksoi kryeministri./ZËRI 

Poll

MOS HUMB