Bota

144 vite në ndërtim/ "Sagrada Familia" gati në 2026

Edhe pse ndërtesa është caktuar të përfundojë deri në vitin 2026, puna për skulpturat dhe detaje dekorative pritet të vazhdojë deri në vitin 2034. 

k.m.
144 vite në ndërtim/ "Sagrada Familia" gati në 2026
Sagrada Familia

SPANJË- Bazilika "Sagrada Familia" e Barcelonës ka një datë të re të përfundimit. Ndërtimi i saj pritet të përfundojë në vitin 2026, 144 vite pas vendosjes së gurit të parë. Presidenti i organizatës që kishte për detyrë të përfundonte kryeveprën e Antoni Gaudí-t, shpalli datën e përfundimit të projektit, e cila përkon me njëqindvjetorin e vdekjes së arkitektit të ndërtesës.

Esteve Camps tha se kishin para dhe materiale për të përfunduar ndërtesën, përfshirë kullën qendrore 172.5 metra kushtuar Jezu Krishtit, duke e bërë kështu "Sagrada Familia" ndërtesën më të lartë të Barcelonës. Edhe pse ndërtesa është caktuar të përfundojë deri në vitin 2026, puna për skulpturat dhe detaje dekorative pritet të vazhdojë deri në vitin 2034. 

Ne po e ndjekim planin e Gaudit deri në detaje. Ne jemi trashëgimtarët e tij dhe nuk mund të heqim dorë nga projekti i tij. Plani i paraqitur autoritetit lokal në 1915, i cili u nënshkrua nga Gaudi, përfshin edhe shkallët. Jemi në bisedime me kryebashkiakun e Barcelonës, Jaume Collboni për planin, pasi fjalën e fundit e ka autoriteti lokal,"- tha ai për "TheGuardian".

144 vite në ndërtim/ "Sagrada Familia" gati në 2026

Që nga nisja e punimeve, Sagrada Familia ka hasur disa probleme. Punimet janë ndaluar për shkak të luftës, neglizhencës, mungesës së parave dhe së fundmi, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Por gjithsesi ka qenë një gur i çmuar për turizmin, pasi ka garantuar të ardhura të qëndrueshme. Bazilika ka afro 5 milionë vizitorë në vit që paguajnë 25-40 euro (20-32 £) për një vizitë. Pak më shumë se gjysma e 125 milionë eurove që fitohen shkojnë për përfundimin e punës, se si shpenzohet pjesa tjetër mbetet një mister pasi kisha nuk është e detyruar të bëjë me dije asgjë.

Sagrada Familia konsiderohet aktualisht si një nga mrekullitë e botës moderne, por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Salvador Dalí e përshkroi "bukurinë e saj të tmerrshme"; edhe George Orëell e konsideroi atë "një nga ndërtesat më të tmerrshme në botë". Madje tha se anarkistët treguan se kishin mungesë në shije, pasi nuk e hodhën në erë kur patën rastin./ZËRI

Poll

MOS HUMB