
KONFLIKTI- Armenët etnikë që jetojnë në krahinën e Nagorno- Karabakut kanë marrë vendimin që të largohen drejt Armenisë, pasi nuk duan që të jetojnë si pjesë e Azerbajxhanit.
Rreth 120,000 persona i tremben spastrimit etnik nga ushtria azerbajxhanase.
Kryeministri i Armenisë Mikol Pashinyan ndaj të cilit janë shtuar zërat për dorëheqje, deklaroi se vendi i tij ishte gati që t'i pranonte ata, pasi Azerbajxhani arriti që të fitonte kofliktin javën e kaluar.
Përplasja mes palëve daton që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.
Armenët e Karabakut, një territor i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por më parë jashtë kontrollit të Bakut, u detyruan të shpallin një armëpushim më 20 shtator pas një operacioni ushtarak 24-orësh nga forcat ushtarake azere, shumë më të mëdha në numër.
Azerbajxhani deklaron se do të garantojë të drejtat e tyre dhe do të integrojë rajonin, por armenët i frikësohen spastrimit etnik.
"Njerëzit tanë nuk duan të jetojnë si pjesë e Azerbajxhanit. 99.9% preferojnë të largohen nga tokat tona historike," tha David Babayan, këshilltar i Samvel Shahramanyan, presidenti i Republikës së vetëquajtur të Artsakhut për Reuters.
Sipas autoriteteve armene, të gjithë armenët që duan të largohen nga krahina separatiste do të shoqërohen në Armeni nga paqeruajtësit rusë.