Bota

1 vit nga vdekja e Alexei Navalny, qindra njerëz sfidojnë Putin, vendosin lule tek varri i tij

Navalny, armiku numër një politik i Vladimir Putinit, i cili vdiq në rrethana të paqarta në një burg të Arktikut, ishte etiketuar si "ekstremist" nga drejtësia ruse.

I.F

 

1 vit nga vdekja e Alexei Navalny, qindra njerëz sfidojnë Putin,
Varri i Alexei Navalny-t

 

MOSKË- Sot shënohen 1 vit nga vdekja e Alexei Navalny! Qindra njerëz shkuan në varrezat Borisovsky në Moskë këtë mëngjes për të nderuar kujtimin e Alexei Navalny, një vit pas vdekjes së tij. Sipas Agence France-Presse, njerëzit shkuan në grupe të vogla, duke përfshirë familje me fëmijë apo edhe vetëm, duke sfiduar të ftohtin dhe rrezikun e hakmarrjes nga autoritetet ruse.

Navalny, armiku numër një politik i Vladimir Putinit, i cili vdiq në rrethana të paqarta në një burg të Arktikut, ishte etiketuar si "ekstremist" nga drejtësia ruse. Kancelari gjerman Olaf Scholz bëri sot homazhe për Navalny, i cili humbi jetën “sepse luftoi për demokracinë dhe lirinë në Rusi”.

“Putini po lufton ashpër lirinë dhe mbrojtësit e saj. Puna e Navalny ishte edhe më e guximshme. Guximi i tij bëri një ndryshim dhe arrin shumë përtej vdekjes së tij", shkroi Scholz në një postim në X.

Kaya Kalas, Komisionerja e diplomacisë evropiane, tha se presidenti rus Vladimir Putin dhe autoritetet ruse "mbajnë përgjegjësinë" për vdekjen e Navalny.

"Navalny dha jetën e tij për një Rusi të lirë dhe demokratike", shtoi ajo në një deklaratë, duke i bërë thirrje Moskës që "të lirojë menjëherë dhe pa kushte avokatët e Alexei Navalny dhe të gjithë të burgosurit politikë".

Kush ishte Alexey Navalny

Navalny, lindur në vitin 1976, luftoi për vite me radhë kundër korrupsionit dhe keqqeverisjes në Rusi duke u bërë i njohur në botë- Ai mbijetoi para disa vitesh një atentat me helm kundër tij, por vendosi të kthehej megjithatë në vendlindje. Si bloger, Navalni me sensin e humorit të hollë tërhiqte miliona vetë, por sidomos ruset e rusët e rinj. Ai luftoi kundër korrupsionit dhe kundër qeverisë së Vladimir Putinit duke bërë armiq të fuqishëm. Kremlini bëri ç'ishte e mundur për ta mbajtur atë larg nga politika. Megjithatë Navalni ia doli të organizonte në të gjithë vendin mbështetësit.

Biznesmen, avokat, politikan

Navalni e filloi karrierën si avokat dhe biznesmen. Në fund të viteve 90-të ai u angazhua me partinë liberale të majtë, Jabloko, por u përjashtua në vitin 2007, për shkak të konflikteve me lidershipin e partisë, edhe pse ai kishte qëndrime nacionaliste. Në këtë kohë, Navalni ishte aktiv në një lëvizje nacionaliste, e për këtë arsye ishte i kontestuar në disa qarqe të opozitës.

Por për reagime në botë u bë shkak atentati me helmim në vitin 2020. Navalni u soll në Berlin, ku ai u trajtua me sukses në spitalin Charite dhe e mbijetoi sulmin. Për sulmin ai bëri përgjegjës personalisht shërbimin e brendshëm sekret rus dhe Putinin. Pas shërimit Navalni vendosi të kthehej në Rusi. Por sapo mbërriti në Aeroportin e Moskës au u arrestua dhe më vonë u dënua me 19 vite burgim. Në dhjetor 2023, Navalni për disa javë u zhduk, më vonë u bë e njohur, se ai ndodhej në një kamp në veri të Siberisë.

I fuqishëm në fjalë para gjyqit

Navalni ishte ankuar gjithmonë për shkeljen e të drejtave të tij në burg. Senacat gjyqësore, Navalni i përdori deri në fund për të ushtruar me gjuhë të fortë kritikën e ashpër të tij kundër sistemit autoritar të Putinit dhe kundër luftës së Rusisë në Ukrainë. Aleksej Navalni zhvilloi një luftë ta pabarabartë. Pak javë pas vdekjes së tij, Putini vetë madje konfirmoi, se pak para vdekjes kishte pasur përpjekje për këmbim të burgosurish. Pse kjo nuk u bë dhe nëse ky pretendim qëndron nuk dihet./ZËRI

Poll

MOS HUMB