
TURQI- Edhe pse ka kaluar një vit nga tërmeti shkatërrues në Turqi, banorët vazhdojnë të jenë po njëlloj të frikësuar dhe pasojat e fatkeqësisë po i vuajnë çdo ditë. Mustafa Alokoud ka treguar se djali i tij 14-vjeçar është i tmerruar si ditën e parë dhe fle në xhaketën e tij. Familja prej katër anëtarësh ishte në gjumë të thellë në shtretërit e tyre në Gaziantep, në Turqinë juglindore, kur tërmeti goditi në orët e para të 6 shkurtit 2023.
“Gruaja ime më zgjoi. E kapa djalin tim më të vogël Diya, i cili ishte dy vjeç, dhe ne zbritëm me vrap nga shkallët. Ndërtesa nuk dridhej, po kërcente. Kur dolëm jashtë, kishte borë në tokë dhe ne ishim të gjithë zbathur. Ishte një situatë e tmerrshme. Gjithçka që kishim mësuar se si të qëndronim të sigurt në një tërmet, nuk e përdora. Të kanë thënë të shkosh nën një tavolinë, por unë ika nga ndërtesa, pa këpucë. Na ka zënë paniku. Kur ndodh, nuk mund ta kontrollosh veten. Ishte e frikshme,"- thotë Mustafa për Metro.co.uk.
Noureddin ende vesh pallton për të shkuar në shtrat, kështu që ai mund të jetë i ngrohtë dhe gati nëse toka do të lëkundet përsëri. Mustafai e konsideron veten me fat pas tërmetit 7.8 ballë, pasi fqinjët e tij të moshuar dhe me aftësi të kufizuara nuk mund të dilnin aq lehtë.
Nga ana tjetër Darius Zietek, Drejtor i Vendit të Veprimit Kundër Urisë për Sirinë, shpjegon se si erdhi tërmeti pas më shumë se një dekade konflikti që ka lënë më shumë se 16 milionë në nevojë humanitare: ‘
"Çdo vit ne përballemi me krizën e ujit, ndryshimet klimatike dhe kolapsin e monedhës. Ekonomia po përkeqësohet, njerëzit janë të papunë dhe 90% jetojnë në varfëri. Imagjinoni të keni energji elektrike, vetëm një orë në ditë. Dhe mund të jetë, për shembull, në mesnatë. Çfarë lloj jete keni? Ju nuk mund ta ruani ushqimin tuaj në frigorifer, nuk mund t’i dërgoni fëmijët tuaj në një shkollë të mirë për të marrë një arsim të mirë dhe nuk ka qasje në mjekësi. Kështu që kur goditi tërmeti, një situatë e tmerrshme u përkeqësua në mënyrë të paimagjinueshme. Njerëzit që kishin pak përfunduan pa asgjë, disa të tjerë jetonin në rrugë, duke fjetur në makina dhe çadra,"-u shpreh Zietek.
Dariu tregos nse i ka akoma para syve skenat e tmershme, ku kujton se kishte vizituar një shkollë: Ishte ftohtë dhe kishte njerëz të shtrirë në dysheme apo mbi dyshekë shumë të hollë.Më kujtohet që kalova pranë një zonje, ajo duhet të ketë qenë tek 80-tat, e shtrirë në dysheme mbi një batanije dhe duke u dridhur. E pashë këtë grua të varfër; ajo kishte punuar gjithë jetën e saj. Ajo duhet të ketë pak rehati. Por ajo kishte humbur gjithçka. Ditët e saj po mbaronin dhe ja ku ajo ishte në dyshemenë e ftohtë. Nuk do ta harroj kurrë këtë.
/ZËRI