Bota

Shpërthim pranë zyrave të kandidatëve Pakistanit, vriten 29 persona në prag të zgjedhjeve

Sulmi i parë, i cili vrau 15, ndodhi në zyrën e një kandidati të pavarur zgjedhor në distriktin Pishin në rajonin e Balochistanit.

f.t
Shpërthim pranë zyrave të kandidatëve Pakistanit, vriten 29
PAMJE NGA NGJARJA

PAKISTAN- Të paktën 26 persona janë vrarë në dy shpërthime në Pakistanin jugperëndimor pranë zyrave të dy kandidatëve për zgjedhje, sipas zyrtarëve lokalë, raportojnë mediat e huaja.

Sulmi i parë, i cili vrau 15, ndodhi në zyrën e një kandidati të pavarur zgjedhor në distriktin Pishin në rajonin e Balochistanit. Shpërthimi i dytë ndodhi në Qilla Saifullah, një qytet afër kufirit afgan pranë një zyre të Jamiat Ulema Islam (JUI), një parti fetare që më parë ka qenë objektiv i sulmeve militante, dhe vrau 11 njerëz, thanë autoritetet lokale.

Të plagosurit po dërgohen në një spital të afërt dhe policia tha se disa prej tyre janë në gjendje kritike.

Shpërthim pranë zyrave të kandidatëve Pakistanit, vriten 29
PAMJE NGA NGJARJA
Shpërthim pranë zyrave të kandidatëve Pakistanit, vriten 29
PAMJE NGA NGJARJA
Shpërthim pranë zyrave të kandidatëve Pakistanit, vriten 29
PAMJE NGA NGJARJA

Pakistani mban zgjedhje në një kohë kur sulmet militante janë në rritje dhe pas burgosjes së Imran Khan, fituesit të zgjedhjeve të fundit nacionale, i cili i ka mbizotëruar ballinat, pavarësisht krizës ekonomike dhe halleve me të cilat përballet vendi i armatosur me armë bërthamore./ZËRI

Poll

MOS HUMB