Bota

Sulm me thikë në një metro në Lion, 3 të plagosur

Faqja e lajmeve ActuLyon, duke cituar një burim policor, tha se i dyshuari ishte 27 vjeç, i njohur për policinë për krime të zakonshme.

F.m
Sulm me thikë në një metro në Lion, 3 të plagosur
Sulmuesi

FRANCË- Tre persona mbetën të plagosur pas një sulmi me thikë në metro në qytetin francez të Lionit. Një i dyshuar u arrestua, tha prefektura lokale dhe një nënkryetar bashkie.

"Mendimet tona janë me tre personat e plagosur," tha Mohamed Chihi, një nënkryetar i bashkisë përgjegjës për sigurinë, në platformën e mediave sociale X.

Faqja e lajmeve ActuLyon, duke cituar një burim policor, tha se i dyshuari ishte 27 vjeç, i njohur për policinë për krime të zakonshme. Pista se mund të bëhet fjalë për një sulm terrorist është përjashtuar, pasi i riu nuk ishte praktikant i ndonjë grupi fetar.

Poll

MOS HUMB