
ITALI- Kryeministri Edi Rama do të takojë gjatë ditës së sotme emigrantë shqiptarë që jetojnë në Itali, ndërsa organizimi po mbahet në qytetin e Milanos. Para ambienteve ku do të mbahet takimi, disa qytetarë kanë vendosur një banderolë me shkrimin:
“Me Kurtin Shqipëria Shpreson, me ty Shqipëria vdes”.
Edhe në Athinë nuk munguan një grupim i pakët qytetarësh, që protestuan kundër Ramës, kryesisht për çështjen Beleri. Në Itali të paktën në aspektin buroktratik, dhe ndasive mes dy vendeve, takimi do të jetë më i qetë.
Takimi i Ramës me shqiptarët e Italisë do të ketë dhe anën e tij të spektaklit, ku veç Noizit që do ta shoqërojë turin e kryeministrit ashtu si dhe në Athinë, do të performojë dhe Alban Skënderaj, këngëtari që një pjesë të jetës së tij e ka ndarë mes Shqipërisë dhe Italisë.
Ndryshe nga Athina, është menduar dhe pjesa e fjalimeve, në arenën sportive Maria Piantanida, pjesëmarrësve do të ju drejtohet vetëm kryeministri Rama dhe nuk do të ketë eksponentë të tjerë socialistë që do të përshëndesin shqiptarët e pranishëm.
Takimet e radhës do të jenë me shqiptarët e Londrës dhe Duseldorfit, ky i fundit do të mbyllë dhe turin “Krenar për Shqipërinë”.
/ZËRI