
BOSNJË- Një sulm me armë zjarri ka ndodhur në një shkollë të mesme në një qytet në Bosnjë, ku si pasojë kanë humbur jetën tre persona. Mes viktimave raportohet se nuk ka studentë.
Autori është identifikuar si Mehmed Vukaliç, i cili punonte si ndihmës mësuesi në gjimnaz. Ai ka qëlluar duke lënë të vdekur në vend drejtorin e gjimnazit, Nijaz Haliloviç, mësuesen e anglishtes, Gordana Nidzan dhe sekretaren, Nisveta Kljuniç. Ai hapi zjarr gjatë një mbledhje që po zhvillohej dhe dyshohet se motivet e tij janë nga pakënaqësia që ai ka pasur ndaj drejtorit në lidhje me vendin e tij të punës.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie dhe ambulanca.
Autori i sulmit është në gjendje të rëndë si pasojë e disa plumbave të marra, por nuk ka asnjë informacion nëse plagët janë të vetëshkaktuara apo është qëlluar nga policia. /ZËRI