
SHBA- Shtatë persona janë plagosur me armë zjarri (snajper) në një autostrade në Kentucky, njoftuan autoritetet amerikane, por autori ende nuk është arrestuar.
Gjithashtu edhe një zëdhënës i policisë e konfirmoi se janë plagosur 7 persona, por nuk dha detaje për gjëndjen e tyre shëndetësore. Autoritetet kanë identifikuar autorin e sulmit një 32-vjeçar të quajtur Joseph Couch, ata lëshuan një paralajmërim për banorët e zonës se ai është i armatosur rëndë dhe një njeri me rrezik të lartë dhe duhet të bëjnë kujdes.
Sulmi me armë ndodhi në Laurel County, rreth 145 kilometra në jug të qytetit të Lexington, përgjatë Interstate 75, një autostradë kryesore veri/jug që përshkon gjysmën e SHBA. Një pjesë e autostradës është mbyllur në të dy drejtimet. /ZËRI