
FRANCË-Mbi 33 milionë njerëz në Francë, gati gjysma e popullsisë së saj janë ndikuar nga sulmi kibernetik më i madh i vendit. Shkelja kishte në shënjestër dy ofrues shërbimesh franceze që u shërbenin kompanive të sigurimit mjekësor, Viamedis dhe Almerys, raportojnë mediat e huaja.
Yann Padova, një ekspert ligjor në mbrojtjen e të dhënave dixhitale dhe ish-Sekretar i Përgjithshëm i autoritetit francez të mbrojtjes së të dhënave Komisioni Kombëtar për Informatikë dhe Liri ose CNIL, e përshkroi shkeljen si të paprecedentë në shkallë, duke e etiketuar atë si "shkeljen më të madhe të sigurisë në Francë".
Sulmet ndodhën brenda pesë ditëve në fillim të shkurtit. Viamedis raportoi se hakerët përdorën teknika 'phishing' për të marrë kredencialet e hyrjes së profesionistëve shëndetësorë, duke fituar akses të paautorizuar në sistem. Të dhënat përfshijnë informacione si statusi martesor, data e lindjes, numrat e sigurimeve shoqërore, detajet e siguruesit shëndetësor dhe mbulimi i politikave për individët e prekur, siç konfirmohet nga CNIL./ZËRI