Bota

Zyrtare! SHBA mbyll 83% të programeve të USAID

Sekretari i Shetit njoftoi gjithashtu se pjesa e mbetur e programeve të USAID që do të vijojnë, do të jenë nën monitorim

F.I
Zyrtare! SHBA mbyll 83% të programeve të USAID
FOTO ILUSTRUESE

SHBA- Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka njoftuar se administrata Trump ka vendosur mbylljen e 83% të programeve të ofruara nga USAID. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social "X", Rubio sqaroi se arsyeja është keqpërdorimi i miliarda dollarëve që nuk përputheshin me interesat amerikane.

Sekretari i Shetit njoftoi gjithashtu se pjesa e mbetur e programeve të USAID që do të vijojnë, do të jenë nën monitorim dhe do të administrohen nga Departamenti i Shtetit.

“Pas një rishikimi 6-javor, ne po anulojmë zyrtarisht 83% të programeve në USAID. 5,200 kontratat që tani janë anuluar shpenzuan dhjetëra miliarda dollarë në mënyra që nuk i shërbenin (dhe në disa raste edhe dëmtonin) interesat thelbësore kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Në konsultim me Kongresin, ne synojmë që 18% e mbetur e programeve që po mbajmë (afërsisht 1,000) tani të administrohen në mënyrë më efektive nën Departamentin e Shtetit. Faleminderit DOGE dhe stafit tonë punëtor që punuan me orë të tëra për të arritur këtë reformë të vonuar dhe historike,” -shkruan Rubio në X.

 

Ndërprerja e fondeve të USAID

Në ditën e tij të parë në detyrë më 20 janar, Presidenti Donald Trump vendosi një ngrirje 90-ditore të të gjithë ndihmave për vendet e tjera. Kjo nuk do të thotë që ndërprerja do të jetë e përherëshme. Përkundrazi! Për 90 ditë, të gjitha instancat do të kontrollojnë se ku dhe për çfarë jepen fondet; nëse janë në koherencë me parimet dhe vlerat amerikane, fondet do të vazhdojnë të lëvrohen. Edhe në Shqipëri erdhi një listë me të gjitha institucionet që do t'u ndërpritej burimi i të ardhuravre nga Amerika./ZËRI

Poll

MOS HUMB