Bota

Zjarri në resortin e skive në Turqi/ Shkon në 76 numri i viktimave, 9 të arrestuar

Numri i viktimave pritet të rritet. 

F.I
Zjarri në resortin e skive në Turqi/ Shkon në 76 numri i
PAMJE NGA NGJARJA

TURQI-Zjarri i madh në një hotel luksoz në një resortin e skive në Kartalkaya, në provincën Bolu,Turqi ka shkaktuar të paktën 76 viktima dhe dhjetëra të plagosur, ndërsa numri i viktimave pritet të rritet. Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Gerlikaya, ka deklaruar se mes viktimave ka edhe shumë fëmijë. Disa prej të cilëve u raportuan se ishin të moshës 10 deri në 11 vjeç. 9 persona kanë rënë në pranga, përfshirë pronarin e resortit të skive në lidhje me zjarrin.

Hoteli, që strehonte 234 të ftuar, nuk kishte sistem funksional të alarmit dhe fikjes së zjarrit. Zjarri besohet të ketë shpërthyer në kuzhinën e hotelit gjatë përgatitjes së mëngjesit të djeshëm. Disa persona filmuan skena tronditëse, ku pushuesit po lidhnin çarçafë për t'u zbritur nga dritaret, ndërsa të tjerët bërtisnin për ndihmë. Dy nga viktimat ndërruan jetë pasi u hodhën nga ndërtesa dhe jo nga flakët.

Presidenti turk Recxhep Taip Erdogan shpalli një ditë zie kombëtare dhe premtoi që përgjegjësit do të mbajnë llogari para drejtësisë. Ai shprehu ngushëllime për familjet e viktimave, duke e quajtur këtë një tragjedi që ka tronditur zemrat e kombit./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB