Bota

Zjarret në Los Angelos/ Shkon në 24 numri i viktimave, autoritetet: Kërcënimi, “ende i lartë”

Ndërkohë autoritetet vendase kanë paralajmëruar se kërcënimi i zjarreve është “ende i lartë”.

F.I
Zjarret në Los Angelos/ Shkon në 24 numri i viktimave, autoritetet:
PAMJE NGA VENDNGJARJA

SHBA-Ka shkuar në 24 numri i viktimave si pasojë e zjarreve në Los Angeles. Shumë prej zjarrfikësve që punojnë gjatë gjithë kohës për të luftuar zjarret e mëdha në Los Angeles janë të burgosur. Departamenti i Korrigjimeve dhe Rehabilitimit të Kalifornisë tha se deri të premten, gati 1000 të burgosur po punonin për të shuar zjarrin.

Ndërkohë autoritetet vendase kanë paralajmëruar se kërcënimi i zjarreve është “ende i lartë”. Në një konferencë për shtyp, shefi i zjarrfikësve, Anthony Marrone, shpjegoi se situata mund të përkeqësohet nga era e fortë gjatë ditëve të ardhshme dhe kjo situatë do të vazhdojë deri të mërkurën.

Aktualisht janë tre zjarre që vazhdojnë të jenë aktivë. Zjarri më i madh është Palisades, i cili tani ka djegur më shumë se 23,000 hektarë dhe është 13% i kontrolluar. Zjarri i Eaton është i dyti më i madh dhe ka djegur më shumë se 14,000 hektarë dhe është 27% i kontrolluar. Zjarri i Hurst është nën kontroll thuajse 95%./ZËRI

Poll

MOS HUMB