Bota

Videoja "SEKRETE" e Trump, u tregon donatorëve kërcënimet që i bëri Putin: Po sulmove Ukrainën, bombardoj Moskën!

Në video, e cila nuk është publikuar, por përmbajtja e saj është ndarë me publikun, thuhet se dëgjohet Trump teksa kërcënon homologun rus Vladimir Putin.

k.m.
Videoja "SEKRETE" e Trump, u tregon donatorëve
Donald Trump dhe Vladimir Putin

SHBA- Rrjeti mediatik amerikan "CNN" ka siguruar një video "sekrete" të presidentit amerikan Donald Trump. Në video, e cila nuk është publikuar, por përmbajtja e saj është ndarë me publikun, thuhet se dëgjohet Trump teksa kërcënon homologun rus Vladimir Putin. E gjithë ngjarja ka ndodhur në një takim privat me donatorët në vitin 2024, të cilëve Trump u tregoi sesi ishte përpjekur që ta bindte Putin që të mos e sulmonte Ukrainën. 

"I thashë Putinit , 'Nëse hyn në Ukrainë, do ta bombardoj Moskën. Nuk kam zgjidhje tjetër'. Dhe pastaj ai më tha, 'Nuk të besoj'. Por pasi e sqarova ai më besoi 100 për qind,"- tha Trump në një video nga eventi i mbledhjes së fondeve. Presidenti amerikan pretendoi gjithashtu se i kishte dërguar një mesazh të ngjashëm Presidentit kinez Xi Jinping, duke e paralajmëruar atë se SHBA-të do të bombardonin Pekinin nëse Kina pushtonte Tajvanin.

"Ai mendonte se isha i çmendur. Por ne kurrë nuk patëm probleme me të,"-dëgjohet teksa thotë Trump në videon që ende nuk është publikuar.

Pamjet filmike nga disa mbledhje fondesh me dyer të mbyllura në Nju Jork dhe Florida në vitin 2024, janë siguruara nga gazetarët Josh Dossey, Tyler Pager dhe Isaac Arnsdorf. Detajet janë botuar në librin e tyre të ri "2024" që ende nuk është publikuar por është siguruar nga "CNN". Edhe pse u pyet për një koment, stafi i Trump nuk pranoi të thoshte asgjë mbi përmbajtjen e tyre./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB