Bota

"Mund ta godasim vetëm për qef"! Trump: SHBA nuk është gati për marrëveshje me Iranin

Në një intervistë telefonike me rrjetin amerikan NBC News të shtunën, Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se Irani dëshironte të arrinte një marrëveshje, por ai nuk ishte i gatshëm ta bënte këtë tani “sepse kushtet nuk janë ende mjaftueshëm të mira”.

zh.ll
"Mund ta godasim vetëm për qef"! Trump: SHBA nuk
Donald Trump

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëroi se nuk është gati të kërkojë një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës me Iranin, ndërsa aleati i SHBA-së, Izraeli, nisi një valë të re sulmesh të dielën dhe Garda Revolucionare e Teheranit kërcënoi të ndjekë dhe vrasë udhëheqësin izraelit.

Në një intervistë telefonike me rrjetin amerikan NBC News të shtunën, Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se Irani dëshironte të arrinte një marrëveshje, por ai nuk ishte i gatshëm ta bënte këtë tani “sepse kushtet nuk janë ende mjaftueshëm të mira”.

Ai konfirmoi gjithashtu se forcat amerikane kanë goditur ishullin Kharg, ku ndodhet një terminal i rëndësishëm i naftës iraniane. Sipas tij, infrastruktura energjetike nuk u shkatërrua plotësisht për të shmangur dëme që do të kërkonin vite për t’u riparuar. “Mund ta godasim edhe disa herë, vetëm për qejf”, u shpreh ai.

Më shumë se dy javë pas fillimit të luftës SHBA-Izrael kundër Republikës Islamike, asnjëra palë nuk po e moderon retorikën e saj pavarësisht numrit në rritje të të vdekurve dhe dëmeve ekonomike nga çmimet në rritje të naftës të shkaktuara nga mbyllja efektive e korridorit detar të Ngushticës së Hormuzit.

“Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje, dhe unë nuk dua ta bëj sepse kushtet nuk janë ende mjaftueshëm të mira”, tha Trump për NBC News, duke paralajmëruar se forcat amerikane do të shtojnë sulmet në bregdetin iranian në veri të ngushticës për të hapur rrugën për rifillimin e dërgesave të naftës.

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei, është zotuar në një deklaratë me shkrim, ta mbajë të mbyllur Hormuzin. Por Trump e hodhi poshtë këtë dhe sugjeroi që armiku i tij mund të mos e ketë fare kontrollin, duke thënë: "Nuk e di nëse është gjallë. Deri më tani, askush nuk ka qenë në gjendje ta tregojë."/ZËRI

Poll

MOS HUMB