Bota

Trump sulmon mediat amerikane: Thanë se sulmi nuk i shkatërroi impiantet bërthamore... janë 'fake news'!

Trump ka sulmuar mediat amerikane për lajme të rreme në lidhje me raportimet e postuara sipas të cilave, sulmi me B-2 i SHBA, nuk i shkatërroi impiantet bërthamore në Iran.

F.I
Trump sulmon mediat amerikane: Thanë se sulmi nuk i shkatërroi
Donald Trump

SHBA-Teksa situata në Lindjen e Mesme mbetet e tensionuar, presidenti i SHBA, Donald Trump ka sulmuar mediat amerikane për lajme të rreme në lidhje me raportimet e postuara sipas të cilave, sulmi me B-2 i SHBA, nuk i shkatërroi impiantet bërthamore në Iran.

Trump me një postim në Truth Social i referohet mediave amerikane si CNN, ABC, NBC, rikthekson se vendodhjet që goditi SHBA në Iran u shkatërruan plotësisht. Presidenti amerikan shprehet se vetëm lajmet e rreme do të thoshin diçka të ndryshme në mënyrë që të përpiqeshin të poshtëronin vendin, sa më shumë që të ishte e mundur dhe për këtë arsye sipas tij shikueshmëria e tyre është e ulët. 

Donald Trump: Vendndodhjet që goditëm në Iran u shkatërruan plotësisht dhe të gjithë e dinë këtë. Vetëm “Lajmet e Rreme” do të thoshin ndryshe, për të tentuar të përçmojnë sa më shumë të jetë e mundur — dhe edhe ata vetë thonë se ishin “goxha të shkatërruara”! Duke u përpjekur veçanërisht shumë për ta shtrembëruar këtë të vërtetë janë Allison Cooper nga CNN e Lajmeve të Rreme, Brian L. Roberts i quajtur “budalla”, kryetar i “Con”cast, Jonny Karl nga ABC Fake Neës, dhe si gjithmonë, humbësit e NBC Fake News, që gjithashtu është pjesë e “Concast”. Kjo kurrë nuk mbaron me këta njerëz të pandershëm në media, dhe kjo është arsyeja pse shikueshmëria e tyre është në NIVELIN MË TË ULËT NË HISTORI — BESUESHMËRIA ZERO",- shkruan Trump në Truth Social.

Poll

MOS HUMB