
NEW YORK- Zbardhen detaje të reja nga tragjedia që ndodhi në New York, aps rrëzimit të helikopterit të drejtorit ekzekutiv të Siemens Spanjë, Agustin Escobar, i cili ende rezulton i zhdukur. Siç raportohet nga El Diario, Escobar, gruaja e tij dhe tre fëmijët e tyre, 4, 5 dhe 11 vjeç, udhëtuan për në New Jork për të festuar ditëlindjen e njërit prej fëmijëve.
Familja Escobar kishte mbërritur nga Barcelona në New Jork pak orë para fluturimit tragjik, duke zgjedhur të bënte një nga turet ajrore të zgjedhura nga turistët që vizitonin metropolin amerikan, rreth Statujës së Lirisë dhe deri në Urën George Ëashington.
Teoria e re për shkakun e aksidentit
Në të njëjtën kohë, ekspertët po përpiqen të analizojnë shkaqet e aksidentit duke shqyrtuar pamjet e regjistruara nga dëshmitarët okularë. Në pamjet, helika në bishtin e helikopterit duket se është prerë, duke rënë në një kohë të ndryshme nga Bell 206L-4 LongRanger IV i Helikopterëve të Nju Jorkut.
“Pamjet tregojnë se rotori goditi trupin kryesor të helikopterit, duke i prerë bishtin, gjë që shkaktoi këtë tragjedi”, tha për Daily Mail ish-piloti ushtarak Jim Brussell. Sipas tij, kjo mund të jetë shkaktuar ose nga dështimi mekanik ose ngaqë avioni ka qëndruar më shumë kohë në ajër.
Në të njëjtën mënyrë, një ekspert që foli për Fox 5 tha se avionic do të rrëzohej, për shkak të problemeve: Nëse helika shkëputej nga helikopteri, ai do të rrëzohej. Nuk ka asnjë mënyrë që një helikopter të bëjë një ulje normale me një dëmtim të tillë.
View this post on Instagram
Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, helikopteri ra në lumin Hudson, me pasojë vdekjen jo vetëm të familjes Escobar, por edhe të pilotit 36-vjeçar.
"Dëgjova një kërcitje të fortë. Ngrita sytë dhe pashë një helikopter duke rënë dhe duke u rrëzuar në ujë. Unë nuk pashë askënd që të dilte në sipërfaqe", tha një dëshmitar okular për NEW YORK Times.
“E pashë të binte nga qielli. Dëgjova një zhurmë të fortë, e cila dukej sikur dikush po qëllonte me armë zjarri dhe pashë copa të helikopterit të thyheshin dhe më pas të binin në lumë”, përshkroi Danny Horbiak, i cili pa përplasjen nga dritarja e shtëpisë së tij.
Edhe pse ende nuk ka një njoftim zyrtar për shkakun e aksidentit, videot e momentit të rënies së helikopterit tregojnë se helika në bisht i ishte shkëputur./ZËRI