Bota

Tragjedi në det! Anija shpërthen në flakë, pasagjerët hidhen në ujë, 5 të vdekur

Mbi 280 persona janë shpëtuar deri tani dhe operacionet e evakuimit vazhdojnë.

F.I
Tragjedi në det! Anija shpërthen në flakë, pasagjerët
PAMJE NGA NGJARJA

INDONEZI-Një anije pasagjerësh me qindra persona në bord u përfshi nga flakët të dielën në brigjet e ishullit Sulawesi në Indonezi. Të paktën deri më janë regjistruar pesë viktima, mes tyre edhe një grua shtatzënë.

Mbi 280 persona janë shpëtuar deri tani dhe operacionet e evakuimit vazhdojnë. Në pamjet e publikuara pasagjerët e tmerruar shihen teksa hidhen në det të veshur me jelekë shpëtimi.

Anija KM Barcelona 5 ishte nisur nga arqipelagu i Talaudit dhe po udhëtonte drejt Manados, kryeqyteti i provincës së Sulawesit Verior, kur shpërtheu zjarri në afërsi të zonës bregdetare Talise./ZËRI

Poll

MOS HUMB