Bota

Helmohet kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu

Netanyahu, 75 vjeç, u sëmur gjatë natës dhe u zbulua se vuante nga inflamacion i zorrëve dhe dehidratimi

F.I
Helmohet kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu
Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po shërohet nga një helmim nga ushqimi. Siç bëhet e ditur, si pasojë, ai do të vazhdojë të kryejë detyrat e tij ndërsa pushon në shtëpi për tre ditët e ardhshme. Netanyahu, 75 vjeç, u sëmur gjatë natës dhe u zbulua se vuante nga një infeksion i zorrëve i shkaktuar nga ushqimi i prishur dhe dehidratimi, për të cilat po merr lëngje intravenoze.

“Në përputhje me udhëzimet e mjekëve të tij, kryeministri do të pushojë në shtëpi për tre ditët e ardhshme dhe do të menaxhojë punët shtetërore që andej”, shtoi zyra e tij, raporton Reuters.

Në fund të dhjetorit, Netanyahu iu nënshtrua një operacioni të prostatës në Qendrën Mjekësore Hadassah Ein Kerem, gjë që çoi në shtyrjen e njërës prej seancave dëgjimore në gjyqin e tij që ishte në vazhdim në atë kohë./ZËRI

Poll

MOS HUMB