Bota

'Të njihet sovraniteti mbi Ngushticën e Hormuzit'! Trump-Iranit: E paprauneshme

Irani, sipas mediave iraniane, i ka dërguar përgjigjen e tij Pakistanit si ndërmjetës, duke theksuar fundin e luftës dhe sigurinë detare në Gjirin Persik.

F.I
'Të njihet sovraniteti mbi Ngushticën e Hormuzit'!
Donald Trump

SHBA-Presidenti Donald Trump e ka quajtur përgjigjen e Iranit ndaj një propozimi paqeje të SHBA-së "krejtësisht të papranueshme". Kundërpropozimi i Teheranit përfshinte njohjen e sovranitetit mbi Ngushticën e Hormuzit. Në një deklaratë të publikuar në kanalin e saj në Telegram, IRIB tha se plani i SHBA-ve “nënkuptonte dorëzimin e Iranit ndaj lakmisë së Trump”, ndërsa përgjigjja e Teheranit “thekson të drejtat themelore të kombit iranian”.

Irani, sipas mediave iraniane, i ka dërguar përgjigjen e tij Pakistanit si ndërmjetës, duke theksuar fundin e luftës dhe sigurinë detare në Gjirin Persik. Ndërkohë po zhvillohen përpjekje intensive në rajon. Kryeministri i Katarit zhvilloi takime në Miami me të dërguarin amerikan Steve Witkoff, Sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe Zëvendëspresidentin JD Vance, ku tema kryesore ishte fundi i kësaj lufte. 

Situata ushtarake mbetet e tensionuar: Garda Revolucionare e Iranit kërcënoi se do të godasë bazat amerikane në Lindjen e Mesme nëse sulmohen tankerët iranianë, ndërsa Trump deklaroi se “Irani ka tallur Amerikën për 47 vite” dhe paralajmëroi se kjo periudhë po merr fund.

Kryeministri izraelit Netanyahu, i cili mbrëmë telefonoi Trumpin, vazhdon të paralajmërojë se lufta nuk ka përfunduar. E hapur mbetet ofensiva në Liban dhe kundër Hamasit në Gaza dhe kërcënon me rifillimin e bombardimeve kundër Iranit dhe e konsideron prioritare çështjen e rikuperimit të uraniumit.

Poll

MOS HUMB