
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi vendosjen e një tarife të vetme prej 10% për importin e mallrave në SHBA nga e gjithë bota. Tarifa do të hyjë në fuqi më 5 prill dhe do të jenë shumë më të larta për vendet që, sipas Shtëpisë së Bardhë, e kanë dëmtuar Amerikën.
BBC thekson se ky vendim i Trump përfaqëson një pikë kthese në tregtinë ndërkombëtare.
Tarifat e reja prej dhjetë për qind do të prekin rreth 100 vende, nga të cilat 60 vende do të jenë të ekspozuara ndaj tarifave më të larta. Pjesë e listës është edhe Ukraina. Julia Sviridenko, zëvendëskryeministrja e parë e Ukrainës, tha se tarifat e reja amerikane do të godasin kryesisht prodhuesit e vegjël dhe se Kievi "po punon për të siguruar kushte më të mira".
Ndërsa zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, tha për "Axios" se Rusia u la jashtë listës sepse sanksionet e SHBA tashmë "parandalojnë çdo tregti të rëndësishme" midis dy vendeve. Jashtë mbeti edhe Bjellorusia, pasi nga këto dy vende, asnjë mall nuk futet në tregun amerikan. Koreja e Veriut është edhe më e izoluar dhe pothuajse plotësisht ndalojnë tregtinë, përveç në rastet humanitare.
Po ashtu, Kanadaja dhe Meksika nuk janë në listën e tarifave të reja amerikane pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi se të dy vendet janë subjekt i urdhrave të mëhershëm ekzekutiv të Trump. Të dy këto vende kanë tarifa 50%.
REAGIME nga Europa:
-
Tarifat e SHBA-së nxisin reagime në botë
3 Prill, 12:56
Kryeministri norvegjez Jonas Gar Store tha se qeveria e tij do të negociojë me SHBA-në për tarifat, gjithmonë nëse do t'i jepet mundësia. Kryeministri i Tajlandës, Paetongtarn Shinaëatra tha se ata ishin të gatshëm të dërgonin zyrtarë për të biseduar me SHBA. Edhe kryeministri vietnamez Ong Pam Minh Cin tha se ai po formonte një grup pune për t'u marrë me tarifat amerikane. Negociata kërkon edhe Spanja dhe Afrika e Jugut.
Mikja e Trump, kryeministrja italiane Giorgia Meloni i quajti tarifat e SHBA të gabuara dhe paralajmëroi se ato mund të shkaktojnë një luftë tregtare. Ndërsa Han Duk-soo, ushtruesi i detyrës së presidentit të Koresë së Jugut, vlerësoi se "lufta tregtare globale është bërë realitet".
Çfarë tha Trump?
Në një takim në Kopshtin e Trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë, Trump mbajti dje në duar një tabelë me tarifa të reja për shumicën e vendeve – që variojnë nga dhjetë në 49 për qind.
"Kjo është deklarata jonë e pavarësisë. Më në fund po e vendosim Amerikën të parën," – tha Trump.
TARIFAT:
Tashmë, cendet anëtare të Bashkimit Evropian janë planifikuar të votojnë më 9 prill kundërmasat ndaj tarifave amerikane për çelikun dhe aluminin. Ky propozim i Komisionit do të miratohet nëse nuk kundërshtohet nga një shumicë e cilësuar prej 15 shtetesh anëtare që përfaqësojnë 65 për qind të popullsisë së BE-së.
Agjentët janë të shqetësuar për ndikimin ekonomik global të politikës tregtare të SHBA. Nga ana tjetër, çmimi i arit vazhdoi të arrijë nivele rekord, edhe për shkak të frikës në lidhje me luftën tarifore të Trump. Një ounce (28.3 gr) ar ka arritur vlerën e 3118 dollarëve, pasi kapërceu për herë të parë më herët shifrën prej 3000 dollarësh, gjë që u shkaktua edhe nga pasiguria rreth situatës në Lindjen e Mesme dhe Evropë./ZËRI