Bota

Takimi Trump! Von der Leyen shoqëron Zelenskyyn, pjesëmarrës Merz, Macron, Meloni dhe Stubb

Presidenti ukrainas do të takohet me Von der Leyen në Bruksel më vonë, përpara se të shkojnë në SHBA.

F.I
Takimi Trump! Von der Leyen shoqëron Zelenskyyn, pjesëmarrës
FOTO ILUSTRUESE

SHBA- Janë udhëjeqësit europianë që do të jenë të pranishëm krah Volodymyr Zelenskyyt në Shtëpinë e Bardhë, për takimin që do të mbajë me Donald Trump. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të shoqërojë Volodymyr Zelenskyy në Uashington. Presidenti ukrainas do të takohet me Von der Leyen në Bruksel më vonë, përpara se të shkojnë në SHBA.

"Këtë pasdite, do të mirëpres Volodymyr Zelenskyn në Bruksel. Së bashku, do të marrim pjesë në Koalicionin e të Vullnetshmëve. Me kërkesë të Presidentit Zelenskyy, unë do t'i bashkohem takimit me Presidentin Trump dhe udhëheqës të tjerë evropianë në Shtëpinë e Bardhë nesër.”, ka shkruar Von der Leyen.

Ndërkohë emrat e tjerë që janë konfirmuar deri më tani janë kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidenti finlandez, Alexander Stubb, ndërkohë që nuk dihet nëse do të ketë udhëheqës të tjerë.

Ishte vetë Donald Trump ai që u bëri ftesë udhëheqësve evropianë për të marrë pjesë në takim. Më 15 gusht Trump dhe Putin mbajtën një samit në Anchorage të Alaskës, duke shënuar takimin e parë ballë për ballë midis dy udhëheqësve që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022./ZËRI

Poll

MOS HUMB