Bota

Spastrim etnik në Gaza? Trump kërkon të zhvendosë 1 milion palestinezë në Egjipt dhe Jordani

Pavarësisht se Trump është përballur me refuzim, ai ka thënë se të dy vendet do të pranojnë marrëveshjen e tij

I.F
Spastrim etnik në Gaza? Trump kërkon të zhvendosë 1 milion
Donald Trump

UASHINGTON- Presidenti i SHBA-ve Donald TTrump nuk heq dorë nga plani i tij për të zhvendosur më shumë se 1 milion palestinezë nga Gaza në Egjipt dhe Jordani. Të dyja vendet kufitare me Gazën e kanë mohuar këtë kërkesë, duke thënë se palestinezët i përkasin vendit të tyre. Pavarësisht se Trump është përballur me refuzim, ai ka thënë se të dy vendet do të pranojnë marrëveshjen e tij. Teksa po nënshkruante disa urdhra, presidenti tha se palestinezët duhet të fillojnë një jetë të re.

“Ata e kishin një jetë në Gaza, por ai vend është rrënuar tashmë. Pothuajse gjithçka është shkatërruar dhe njerëzit po vdesin atje. Unë i kam propozuar Egjiptit të pranojë 500 mijë palestinezë dhe 500 mijë të tjerë t’i pranojë Jordania”, tha Trump.

Ai tha se zhvendosja mund të jetë e përkohshme ose "afatgjatë". Pavarësisht reagimit të ashpër, Trump dyfishoi propozimin e tij të hënën, duke pretenduar se ai foli me el-Sisi të Egjiptit për këtë çështje.

“Ne i ndihmuam ata shumë dhe jam i sigurt se ata do të na ndihmojnë,”- tha Trump.

I pyetur nga gazetarët se cili do të jetë hapi i tij i radhës tani që Egjipti dhe Jordania refuzuan të pranojnë refugjatët palestinezë, Trump u përgjigj vetëm me "Ata do të pranojnë".

"Zoti president tani që Egjipti dhe Jordania refuzuan të pranojnë refugjatët palestinezë, si do të veproni?",- u pyet ai nga gazetarët. 

"Ata do të pranojnë, ata do të pranojnë! Ne i kemi ndihmuar shumë ata, jam i sigurt se ata do të pranojnë",- u përgjigj Trump. 

Egjipti është një nga përfituesit kryesorë të ndihmës amerikane. Por as Shtëpia e Bardhë dhe as presidenca egjiptiane nuk publikuan një deklaratë rreth bisedës së tyre. Spastrimi etnik mund të konsiderohet si një krim lufte dhe një krim kundër njerëzimit, dhe kritikët thonë se sugjerimi i Trump i ngjan një spastrimi etnik.

Por, të dyja qeveritë i frikësohen një reagimi të kundërt nga popullsitë e tyre, të cilat do ta shihnin çdo rol në spastrimin etnik si një tradhti të kauzës palestineze, e cila mbetet një çështje qendrore në rajon. Për më tepër, fluksi i qindra mijëra palestinezëve të zhvendosur, duke përfshirë ndoshta mijëra luftëtarë të ashpërsuar nga beteja, mund të destabilizojë strukturat politike, ekonomike dhe të sigurisë në Egjipt dhe Jordani. /ZËRI

Poll

MOS HUMB