SHBA-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të zhvillojë sot në Uashington mbledhjen e “Bordin e Paqes”, duke bërë bashkë përfaqësues nga vendet anëtare për të shpallur strategjitë dhe fondet për rindërtimin e Gazës. Pjesë e takimit do të jetë edhe Shqipëria, e përfaqësuar nga kryeministri Edi Rama, dhe Kosova që do të përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani.
Fokusi kryesor i takimit inaugurues të së enjtes është një plan rindërtimi për Gazën, e cila është shndërruar kryesisht në rrënoja nga lufta e vazhdueshme e Izraelit, e mbështetur diplomatikisht dhe me armë nga SHBA-ja. SHBA pritet të shpallë 5 miliardë dollarë fonde nga shtetet anëtare “për përpjekjet humanitare dhe të rindërtimit në Gaza”.
Bordi pritet të dëgjojë gjithashtu më shumë detaje për një të ashtuquajtur Forcë Ndërkombëtare Stabilizimi, e cila do të mbikëqyrte sigurinë në Gaza, sipas planit me 20 pika të administratës Trump për përfundimin e luftës së Izraelit në Rripin e Gazës, të shpallur vitin e kaluar. Plani parashikon një armëpushim me faza në Gaza, çarmatimin e Hamasit dhe krijimin e një strukture qeverisëse teknokrate për administrimin e territoreve palestineze gjatë një periudhe tranzitore.
AXHENDA E PLOTË
Mbledhja Inauguruese e Bordit të Paqes
E enjte, 19 Shkurt 2026
Instituti Amerikan i Paqes “Donald J. Trump”
06:15 (me orën amerikane) – Fillojnë mbërritjet e delegacioneve- 12:15 (ora në Shqipëri)
08:05 (me orën amerikane) – Përfundojnë mbërritjet e delegacioneve- 14:05 (ora në Shqipëri)
08:40 (me orën amerikane) – Foto familjare- 14:40 (ora në Shqipëri)
09:00 (me orën amerikane) – Fillon mbledhja- 15:00 (ora në Shqipëri)
Fjalë mirëseardhjeje dhe hapëse nga Presidenti dhe Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara
Prezantime në tryezë të rrumbullakët & Përditësime kryesore
1.Sekretari Rubio – Natyra historike e mbledhjes së BoP
2. Steve Witkoff – Suksesi në lirimin e pengjeve dhe koordinimi i ndërmjetësve
3. Ambasadori Mike Waltz – Ndihma dhe adresimi i nevojave aktuale të Gazës
4.Dr. Ali Shaath – NCAG, e ardhmja e Gazës (3 minuta fjalë)
5. Nick Mladenov – OHR & Demilitarizimi
6. Gjeneral Major Jeffers – ISF & Policia e Gazës
7.Tony Blair – Ngritja e kapaciteteve & Zhvillimi organizativ
8. Yakir Gabay – Rindërtimi / Plani i Përgjithshëm (Master Plan)
9.Liran Tancman – Zinxhiri i furnizimit & Teknologjia
10.Marc Rowan – Fondi Sovran i Pasurisë
11.Presidenti i Bankës Botërore, Ajay Banga – Përgjegjësia fiskale / transparenca dhe Fondi Sovran
12.Jared Kushner – Rezultate të matshme të BoP në Gaza dhe ndikimi i ardhshëm i BoP
Video për rindërtimin e Gazës
Ndërhyrjet
Rendi:
1. Bahreini – Mbreti Hamad bin Isa Al Khalifa
2. Kazakistani – Presidenti Kassym-Jomart Tokayev
3. Uzbekistani – Presidenti Shavkat Mirziyoyev
4. Indonezia – Presidenti Praboëo Subianto
5. Rumania – Presidenti Nicușor Dan
6. Shqipëria – Kryeministri Edi Rama
7. Egjipti – Kryeministri Mostafa Madbouly
8. Katari – Kryeministri Mohammed Al-Thani
9. Emiratet e Bashkuara Arabe - Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme Sheikh Abdullah Bin Zayed Bin Sultan Al-Nahyan
10. Maroku – Ministri i Jashtëm Nasser Bourita
11. Turqia – Ministri i Jashtëm Hakan Fidan
12. Kuvajti – Ministri i Jashtëm Sheikh Jarrah Jaber Al-Ahmad Al-Sabah
13. Arabia Saudite – Ministri i Shtetit për Punët e Jashtme Adel Al-Aljub
Prezantim video nga FIFA
Rezoluta & Votimet e Bordit
Shtëpia e Bardhë ftoi zyrtarisht rreth 60 vende për t’iu bashkuar Bordit të Paqes, ndërsa 35 liderë kanë shprehur interes deri tani. Aktualisht, 26 vende janë bërë pjesë dhe janë caktuar si anëtare themeluese, ndërsa të tjerë do të jenë në rolin vëzhgues. Europa është distancuar nga Bordi i Paqes i Trump.
Fuqitë kryesore evropiane, përfshirë Francën, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Spanjën, kanë refuzuar ftesat për t’u bërë anëtare. Pavarësisht shqetësimeve, BE-ja do të dërgojë komisioneren për Mesdheun, Dubravka Suica, si vëzhguese në takim./ZËRI


