Bota

"S'ka paqe të menjëhershme"! Trump bisedë telefonike me Putin: Do hakmerren ndaj Ukrainës

Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë, Putin shprehu vendosmërinë për t’iu përgjigjur fort sulmit të Ukrainës

F.I
"S'ka paqe të menjëhershme"! Trump bisedë
Donald Trump dhe Vladimir Putin

SHBA-Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, teksa në fokus të diskutimit ishte lufta në Ukrainë. 

Përmes një postimi të Trump në Truth Social, dy liderët diskutuan për i sulmin e Ukrainës ndaj bazave të shumta ajrore thellë brenda Rusisë gjatë fundjavës dhe zbuloi se Putin tha se do të duhej t’i përgjigjej sulmit. Trump e quajti telefonatën një “bisedë të mirë”, por tha se nuk ishte një bisedë që do të çonte në “paqe të menjëhershme”.

Sulmet e fundit me drone të Ukrainës ndaj bazave ruse, ishin fokusi kryesor i bisedës.

“Diskutim i mirë, por nuk do të na çojë në paqe të menjëhershme”, shkroi Trump në rrjetet sociale.

Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë, Putin shprehu vendosmërinë për t’iu përgjigjur fort sulmit të Ukrainës. Putin, sipas Trump, është shprehur i gatshëm të marrë pjesë në konsultime për të ndikuar në zgjidhjen e shpejtë të kësaj krize, ndërsa Trump akuzoi udhëheqësit iranianë se po vonojnë me qëllim vendimin e tyre, duke theksuar se është urgjente të merret një qëndrim përfundimtar.

Është hera e parë që presidenti amerikan ka folur me homologun e tij rus në pak më shumë se dy javë, me telefonatën e tyre të fundit të zhvilluar më 19 maj./ZËRI

Poll

MOS HUMB