Bota

Bisedimet Rusi-Ukrainë! Zelenskyy kërkoi takim "ballë për ballë", Putin: Nuk negociojmë me terroristët

Pala ukrainase ia ka paraqitur tashmë propozimin Rusisë, megjithatë theksoi se delegacioni rus nuk është i përgatitur të bjerë dakord për një gjë të tillë.

F.I
Bisedimet Rusi-Ukrainë! Zelenskyy kërkoi takim "ballë
Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË-Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se delegacioni i tij ka propozuar një armëpushim deri në një takim të nivelit më të lartë me liderët e vendeve. Pala ukrainase ia ka paraqitur tashmë propozimin Rusisë, megjithatë theksoi se delegacioni rus nuk është i përgatitur të bjerë dakord për një gjë të tillë.

"Ne jemi gati të takohemi menjëherë. Pse një armëpushim para takimit? Sepse do të takohemi dhe nëse nuk ka marrëveshje, asnjë dëshirë për të ulur tensionet dhe asnjë ide se si ta përfundojmë atë, atëherë armëpushimi do të përfundojë në të njëjtën ditë. Nëse e kuptojmë se mund të vazhdojmë dialogun dhe jemi gati të marrim masa të përshtatshme për uljen e tensioneve, atëherë do ta vazhdojmë armëpushimin. Me monitorimin amerikan dhe garancitë amerikane për ndërmjetësim", tha Zelensky.

"Regjimi i Kievit, tashmë i paligjshëm, po degjeneron në një organizatë terroriste", tha Presidenti rus Vladimir Putin, i cituar nga agjencia shtetërore ruse Tass, pas sulmeve ndaj trenave natën midis të shtunës dhe të dielës, të cilat Moska ia atribuoi ukrainasve. Sulmet, shtoi Putin, kishin për qëllim prishjen e negociatave të Stambollit.

Kjo është edhe arsyeja pse presidenti rus deri më tani e ka refuzuar ofertën e Zelensky-t, i cili kishte propozuar një takim ballë për ballë midis dy udhëheqësve të paraprirë nga një armëpushim.

Poll

MOS HUMB