Bota

'Pyetje për protestat'/ Sigurimi nxjerr jashtë konferencës për shtyp senatorin latino-amerikan (VD)

Padilla, latino-amerikani i parë i Kalifornisë i zgjedhur në Senatin e SHBA-së, e ndërpreu Noem ndërsa ajo po mbante një konferencë në selinë e FBI-së në Los Angeles mbi reagimin e administratës ndaj protestave në atë qytet.

k.m.
'Pyetje për protestat'/ Sigurimi nxjerr jashtë
Momenti

SHBA- Senatori demokrat amerikan Alex Padilla u nxorr me forcë jashtë një konferencë për shtyp nga Los Angeles të enjten dhe u detyrua të shtrihej përtokë pasi u përpoq t'i bënte një pyetje sekretares së Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem. Padilla, latino-amerikani i parë i Kalifornisë i zgjedhur në Senatin e SHBA-së, e ndërpreu Noem ndërsa ajo po mbante një konferencë në selinë e FBI-së në Los Angeles mbi reagimin e administratës ndaj protestave në atë qytet. Sipas mediave amerikane, në ato momente edhe senatori ishte në godinë pasi po merrte disa informacione, kur mësoi se po mbahej një konferencë për shtyp. 

MOMENTI ME VIDEO:


Dhe u fut që të bënte pyetjen e tij! Por, Padilla u nxor nga dhoma, u urdhërua të shtrihej përtokë nga forcat e rendit dhe iu vunë prangat.

"Shkova në paqe. Kisha një pyetje dhe nisa ta bëja. Më nxorën pothuajse menjëherë me forcë nga dhoma. Më detyruan të shtrihesha përtokë dhe më vunë prangat. Nuk u arrestova. Nuk u ndalova. Nëse kjo është mënyra se si kjo administratë i përgjigjet një senatori me një pyetje, nëse kjo është mënyra se si Departamenti i Sigurisë Kombëtare i përgjigjet një senatori me një pyetje, mund ta imagjinoni vetë se çfarë po u bëjnë punëtorëve të fermave, kuzhinierëve, punëtorëve me ditë në komunitetin e Los Anxhelosit dhe në të gjithë Kaliforninë dhe në të gjithë vendin,”-tha senatori. 

Ndërsa Noem u justifikua duke u shprehur se shërbimi sekret kishte menduar se ai ishte agresor ndaj edhe kishin vepruar forcërisht. 

"Do të doja që ai të na kishte kontaktuar paraprakisht dhe të ishte identifikuar, të na kishte treguar se kush ishte dhe se donte të fliste. Qasja e tij nuk mendoj se ishte e përshtatshme,"- tha ajo.

Por videoja e incidentit tregon senatorin që e identifikon veten para të gjithë të pranishmëve, por sërish shtrihet në tokë. 

Megjithatë, takimi kishte ndodhur. 

Noem tha: U takuam më vonë dhe patëm një “bisedë të shkëlqyer”. U ulëm, biseduam për 10, 15 minuta rreth operacioneve në Los Anxhelos, disa aktiviteteve të Departamentit të Sigurisë Kombëtare. Mendoj se ishte një bisedë shumë produktive. 

Pas incidentit, Padilla u bëri thirrje njerëzve që protestojnë kundër administratës Trump, por në mënyrë paqësore. Në ditët në vijim, mijëra protesta janë planifikuar në të gjithë vendin, ndërsa Trump planifikon të organizojë një paradë ushtarake në Uashington, DC, këtë fundjavë.

“Ka shumë shqetësim, ka shumë tension, ka shumë ankth dhe shumë njerëz po fillojnë të bëjnë plane. I inkurajoj të gjithë të protestojnë në mënyrë paqësore – ashtu siç po dëgjoja me qetësi dhe paqësi atë konferencë për shtyp,”-shtoi ai

Ligjvënësit e dënojnë incidentin

Në Uashington, demokratët dhe udhëheqësit demokratë të Kalifornisë dënuan me shpejtësi "keqtrajtimin" e senatorit dhe kërkuan hetime për incidentin. Senatori tjetër demokrat i Kalifornisë, Adam Schiff, tha se ishte “i neveritur” nga veprimet dhe i bëri thirrje Noem të jepte dorëheqjen. Grupi Hispanik i Kongresit kërkoi gjithashtu një hetim të plotë të incidentit./ZËRI

Poll

MOS HUMB