
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, edhe njëherë tjetër shpreh zhgënjimin e tij nga Rusia që nuk po arrin një armëpushim me Ukrainën.
“Jam shumë i zhgënjyer nga Rusia. Jam shumë i zhgënjyer që marrëveshja midis Rusisë dhe Ukrainës nuk është arritur ende ”, tha Donald Trump, raportojnë mediat e huaja.
Ndonëse janë bërë përpjekje për të arritur të paktën një armëpushim disa ditor, ende nuk është arritur kjo. Trump ka shprehur gjithnjë gatishmërinë për të qenë pjesë e tryezës, por siç duket Putin nuk e ka pranuar.
Trump e ka pranuar që nuk është e lehtë të arrihet një paqe e qëndrueshme, të paktën në të ardhmen e afërt, por do të bëjë të pamundurën për t’i dhënë fund luftës, e cila po vret çdo ditë njerëz.