Bota

FOTO- Shembet një objekt i pabanuar, ndërrojnë jetë tre të miturit në Kosovë

Ishin fqinjët ata që kanë dëgjuar zhurmën dhe kanë nxjerrë trupat e pajetë nga rrënojat.

I.F
FOTO- Shembet një objekt i pabanuar, ndërrojnë jetë tre
Pamje nga vendngjarja

GJAKOVË- Tre të mitur kanë humbur jetën në mënyre tragjike në Jabllanicë të Gjakovës në Kosovë si pasojë e shembjes së një shtëpie të pabanuar. Sipas Policisë, tre viktimat janë të mitur, të moshës 16, 15 dhe14 vjeç. Ishin fqinjët ata që kanë dëgjuar zhurmën dhe kanë nxjerrë trupat e pajetë nga rrënojat.

FOTO- Shembet një objekt i pabanuar, ndërrojnë jetë tre

“Më datë 1 shkurt 2025, rreth orës 22:50, jemi njoftuar se në fshatin Jabllanicë është rrëzuar pllaka e një shtëpie të pabanuar, duke zënë poshtë tre fëmijë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë e nevojshme policore, si dhe ekipet e emergjencës, përfshirë ambulancën dhe zjarrfikësit. Personeli mjekësor ka konstatuar në vendngjarje vdekjen e viktimave. Lidhur me rastin, është njoftuar edhe prokurori i shtetit në koordinim me të cilin, aktualisht janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore”, njofton Policia e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shprehi ngushëllimet për familjarët. Kurti tha se një nga viktimat ishte djali i një oficeri policie.

“Ne emër të të gjithë juve që jeni këtu bashkë me neve si kandidat për këto zgjedhje, më lejoni t’i shprehim ngushëllimet tona të përbashkëta e më të sinqerta tri familjeve në Dukagjin që humbën tre fëmijët e tyre të moshës 14 dhe 15 vjeçarë në Jabllanicë, familjes Mehmeti, Rama dhe Morina. Njëri prej këtyre fëmijëve që ka gjetur vdekjen me rastin e shembjes së një objekti të vjetër është edhe djali i një polici tonë kufitar. Me këtë rast, kjo vdekje e trefishtë pa dyshim që ka pikëlluar mbarë popullin tonë, na ka trishtuar të gjithëve. Besoj që familjet do ta gjejnë forcën dhe do ta kenë qeverinë tonë pranë tyre në mënyrë që ta përballojnë këtë mort, ndërkaq tre djelmoshat u prehshin në paqe”, tha Kurti.

Ndërsa, Avokati i Popullit në Koosvë, Naim Qelaj bëri thirrje të nisin menjëherë hetimet rreth kësaj fatkeqësie.

“I bëjmë thirrje autoriteteve të hetojnë me urgjencë shkaqet e kësaj fatkeqësie dhe të marrin masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit, thuhet në njoftimin e këtij institucioni. Është e domosdoshme që të punohet në parandalim që tragjedi të tilla të mos përsëriten. Siguria e qytetarëve, dhe sidomos e fëmijëve, duhet të jetë prioritet absolut! Në këtë moment dhimbjeje solidarizohemi me ta dhe shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave”, tha Avokati i Popullit.

Autoritetet vendase janë duke hetuar rastin për të zbardhur ngjarjen e plotë./ZËRI

Poll

MOS HUMB