
QUEENS- SHBA nuk gjen qetësi! 11 persona janë plagosur nga të shtënat masive në klubin e natës Amazura në Queens, New York. Departamenti i Policisë së New York (NYPD) nuk ka dhënë detaje rreth incidentit ndërkohë që postimet në mediat sociale kanë treguar një prani të madhe të autoriteteve amerikane. Të plagosurit janë dërguar në spitalet lokale. Sipas mediave amerikane asnjë nga të plagosurit nuk është në gjendje kritike. Autoritetet bëjnë me dije se në lokal ndodheshin 4 mijë persona, ndërsa autori është arratisur.
Mass shooting reported at Amazura nightclub in Queens, New York.
— Clash Report (@clashreport) January 2, 2025
At least 11 people have been shot, with emergency services on the scene.
It’s unclear if the shooting is a typical U.S. mass shooting or linked to recent attacks. pic.twitter.com/fmWOmlDaya
Incidenti përkon me sulmin terrorist në New Orleans në ditën e Vitit të Ri, ku 15 u vranë dhe më shumë se 30 u plagosën kur një kamion “u përplas” në një turmë. /ZËRI