Aktualitet

Plani për zhvendosjen e palestinezëve, Trump nuk e përjashton Shqipërinë: Po sigurisht!

I pyetur nëse Trump ka vende të tjera opsion si Shqipëria dhe Jordania për shpërnguljen e palestinezëve, ai u përgjigj “po sigurisht”.

I.F
Plani për zhvendosjen e palestinezëve, Trump nuk e përjashton
Donald Trump dhe Abdullah II bin Al-Hussein

UASHINGTON- Presidenti Donald Trump u takua sot me mbretin e Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein në Shtëpinë e Bardhë. Trump foli për planin për shpërnguljen e palestinezëve nga Gaza. I pyetur nëse Trump ka vende të tjera opsion si Shqipëria dhe Jordania për shpërnguljen e palestinezëve, ai u përgjigj “po sigurisht”.

Ai shtoi se ka pasur edhe shumë shtete të tjera që kanë dashur të përfshihen, ndërsa tha se ka shumë njerëz, mes tyre edhe mbreti i Jordanisë që duan të ndihmojnë në strehimin e palestinezëve të Gazës. Nga ana tjetër Mbreti i Jordanisë thotë më pas se ka dijeni se edhe vende Evropiane duan të përfshihen në këtë operacion.

Pjesë nga konferenca për mediat:

Pyetje: A po merrni në konsideratë vende të tjera për të dërguar palestinezët përveç Egjiptit dhe Jordanisë, si Shqipëria apo Indonezia, vende të tjera?

Donald Trump: Po, sigurisht. Dhe ka vende të tjera që duan të përfshihen. Ka shumë njerëz që duan të përfshihen. Ka një sens dëshire për të ndihmuar palestinezët. Ka shumë vende të mira, njerëz që drejtojnë këto vende me zemra të mëdha dhe ky zotëria këtu është në krye të listës.

Pyetje: Nëse ata nuk duan të ikin, si do i detyroni zoti President?

Donald Trump: Ata do të jenë shumë të lumtur.

Pyetje: Madhëria juaj, a duhet të presim që Jordania të përgjigjet me një përgjigje të përbashkët nga vendet arabe?

Mbreti Abdullah i Jordanisë: Përgjigja do jetë nga shumë vende, arabe dhe ndërkombëtare. Di që evropianët duan të përfshihen./ZËRI

Poll

MOS HUMB