
UASHINGTON- Jack Teixeira, ish-anëtari i Gardës Kombëtare Ajrore të SHBA-së, i cili zbuloi dokumentet e Pentagonit vitin e kaluar, është dënuar me 15 vite burg. 22 vjeçari u shpall fajtor për mbajtjen dhe publikimin në internet të informacionit të mbrojtjes kombëtare në mars të vitit 2023.
Ndërsa punonte në një bazë të Gardës Kombëtare Ajrore, Teixeira mori materiale duke përfshirë harta, imazhe satelitore dhe inteligjencë për aleatët e SHBA-së, dhe i postoi ato dokumente në platformën “Discord”. Ndër dokumentet që ai ndau kishte edhe informacione konfidenciale për luftën në Ukrainë.
Teixeira filloi punë në Gardën Kombëtare Ajrore në vitin 2019. Ai ishte punonte në bazën e Gardës Kombëtare Ajrore Otis në Cape Cod, ku u caktua si ekspert i sistemeve të transportit kibernetik. 22 vjeçari ishte në gjendje të shihte dokumentet sepse mbante një certifikatë sigurie top-sekret që nga korriku 2021 dhe kishte bërë trajnime për përcaktimin e informacionit të klasifikuar, nivelet e klasifikimit dhe trajtimin e duhur të materialit, sipas aktakuzës. /ZËRI