Bota

Provokon sërish "Charlie Hebdo": I pari që zbulon datën e vdekjes së Khameneit fiton udhëtim në Teheran

Në karikaturën e tij, në krah është paraqitur dita e tij e lindjes. Ndërsa një pikëpyetje shfaqet në vend të datës së vdekjes së tij.

k.m.
Provokon sërish "Charlie Hebdo": I pari që zbulon datën
"Charlie Hebdo"

FRANCË- Në stilin e saj të njohur, revista satirike "Charlie Hebdo" po komenton konfliktin midis Izraelit dhe Iranit. Në kopertinën e saj të re, shfaqet udhëheqësi suprem fetar i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei. Në karikaturën, në krah është paraqitur dita e tij e lindjes. Ndërsa një pikëpyetje shfaqet në vend të datës së vdekjes së tij.

Me satirë, titulli i revistës shkruan: Personi i parë që gjen datën e vdekjes së Khameneit fiton një udhëtim në Teheran!

Kopertina e tyre vjen pas një sërë deklaratash, si nga Izraeli, edhe nga presidenti amerikan Donald Trump. Ky i fundit tha dje se ishin në dijeni të vendndodhjes së liderit islamik, por shtoi nuk kanë ndërmend që ta vrasin ende./ZËRI

Poll

MOS HUMB