Bota

STUDIMI: Përdorimi i marijuanës rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru

Sipas një studimi që ka përmbledhur të dhënat e përbashkëta mjekësore të 200 milionë njerëzve, kryesisht midis moshës 19 dhe 59 vjeç, ata që përdorën kanabis kishin një rrezik 29% më të lartë për atak në zemër.

k.m.
STUDIMI: Përdorimi i marijuanës rrit rrezikun e sulmeve në
Foto ilustruese

SHBA- Përdorimi i marijuanës dyfishon rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës. Sipas një studimi që ka përmbledhur të dhënat e përbashkëta mjekësore të 200 milionë njerëzve, kryesisht midis moshës 19 dhe 59 vjeç, ata që përdorën kanabis kishin një rrezik 29% më të lartë për atak në zemër. Por jo vetëm kaq! Në krahasim me jokonsumuesit, përdoruesit e kanabisit kishin edhe një rrezik 20% më të lartë për goditje në tru. Studimi është botuar në revistën "Heart".

“Ajo që ishte veçanërisht e habitshme ishte se pacientët e shtruar në spital për këto çrregullime ishin të rinj dhe pa histori të çrregullimeve kardiovaskulare ose faktorëve të rrezikut kardiovaskular,”- tha autorja kryesore e studimit, Émilie Jouanjus, një profesoreshë e asociuar e farmakologjisë në Universitetin e Tuluzës, Francë, në një email për CNN.

“Ky është një nga studimet më të mëdha deri më sot mbi lidhjen midis marijuanës dhe sëmundjeve të zemrës, dhe ngre pyetje serioze rreth supozimit se kanabisi shkakton pak rrezik kardiovaskular,”- tha pediatri Dr. Lynn Silver, një profesoreshë klinike e epidemiologjisë dhe biostatistikës në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko.

Silver është bashkautor i një editoriali të botuar, i cili bën thirrje për ndryshim në mënyrën se si shihet kanabisi nga profesionistët e shëndetit, organet rregullatore dhe publiku i gjerë.

Pirja e duhanit është një shkak i njohur i sëmundjeve të zemrës - si tymi ashtu edhe kimikatet në duhan dëmtojnë enët e gjakut dhe rrisin mpiksjen, sipas Qendrave të SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Prandaj, nuk është për t'u habitur që pirja e duhanit, "vape" ose thithja e kanabisit mund të sjellin të njëjtat pasoja. 

"Ideja se pirja e duhanit të kanabisit është më pak e dëmshme sepse është "natyrale" është thjesht e gabuar,"- tha për CNN në një intervistë të mëparshme Dr. Beth Cohen, profesoreshë e mjekësisë në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko.

Marijuana gjithashtu po kontribuon me rritjen e varësisë. Ndërsa shkenca vazhdon të studiojë rrezikun, ekspertët thonë se është koha të mendohen dy herë për dëmet e mundshme të përdorimit të kanabisit - veçanërisht nëse sëmundjet e zemrës janë shqetësuese./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB