MOSKË- Një gjykatë në Moskë ka dënuar në mungesë me 8 vite e 6 muaj burg skulptorin gjerman Jacques Tilly, për shkak të krijimeve të tij satirike dhe deklaratave publike. Vendimi u dha më 2 prill nga Gjykata Basmanny, e cila e shpalli atë fajtor për përhapjen e “lajmeve të rreme” për ushtrinë ruse dhe për fyerje të besimtarëve fetarë.
Sipas medias SOTA Vision, rasti lidhet edhe me një intervistë që Tilly kishte dhënë për Deutsche Welle në vitin 2024, ku ai dënonte atë që i quante “krime të përgjakshme” të ushtrisë ruse në Ukrainë.
Gjykatësi Konstantin Ochirov vendosi që Tilly të vuajë dënimin në një koloni penale, të paguajë një gjobë prej 200 mijë rublash dhe t’i ndalohet administrimi i faqeve të internetit për katër vite. Megjithatë, vendimi nuk është i zbatueshëm, pasi artisti nuk jeton në Rusi.
SOTA Vision raportoi gjithashtu se prokurorët paraqitën deklarata identike nga tre dëshmitarë, të cilët nuk u paraqitën në gjykatë, ndërsa një ekspert pretendoi se figurat në skulpturë përfaqësonin “pa dyshim” Presidentin rus Vladimir Putin dhe Patriarkun Kirill.
К 8 годам и 6 месяцам колонии заочно приговорили немецкого скульптора Жака Тилли за карнавальную платформу с Путиным и патриархом Кириллом и интервью DW
— SOTA (@Sota_Vision) April 2, 2026
Судья Константин Очиров признал Жака Тилли виновным по статьям о военных «фейках» и оскорблении чувств верующих и назначил ему… pic.twitter.com/hWY4j0XC5c
Tilly, i njohur për karnavalet e tij provokuese, i ka mohuar akuzat, duke i cilësuar si një sulm ndaj lirisë së shprehjes. Ai ka theksuar se veprat e tij synojnë të sfidojnë autoritetin politik dhe kanë vënë në shënjestër liderë të ndryshëm botërorë, përfshirë Putinin, presidentin amerikan Donald Trump dhe presidentin turk Recep Tayyip Erdogan./ZËRI