Bota

Politikania australiane "turpëron" mbretin Charles III: Kjo nuk është toka jote, na kthe ato që na vodhe!

Ajo refuzoi të premtonte besnikëri ndaj Mbretëreshës së atëhershme të Britanisë, Elizabeth II, nënës së Charles.

k.m.
Politikania australiane "turpëron" mbretin Charles III: Kjo nuk
Lydia Thorpe

AUSTRALI- Lydia Thorpe, një senatore e Parlamentit Kombëtar në Canberra është përplasur me mbretin Charles III. Thorpe është gruaja e parë aborigjene (vendase) nga shteti i Viktorias që u bë senatore dhe kur u betua në Parlamentin Australian. Ajo refuzoi të premtonte besnikëri ndaj Mbretëreshës së atëhershme të Britanisë, Elizabeth II, nënës së Charles.

Para incidentit me mbretin në parlament, ajo organizoi një demonstratë me rreth 20 persona të tjerë, ndërsa ai po vendoste një kurorë me lule në monumentin lokal.

MOMENTI ME VIDEO: 


"Ky nuk është vendi yt, ti nuk je mbreti im. Na ktheni tokën tonë. Na kthe atë që na vodhe! Kockat tona, kafkat tona, foshnjat tona, njerëzit tanë. Ti nuk je mbreti im! Ju keni shkatërruar vendin tonë,"- bërtiti Thorpe, i veshur me veshje tradicionale aborigjene. Sigurimi në sallë ndërhyri që ajo të mos afrohet më shumë tek mbreti dhe u nxorr jashtë sallës në mënyrë që Charles të vazhdonte bisedimet e tij me kryeministrin australian Anthony Albanese./ZËRI

Poll

MOS HUMB