Bota

Papa Françesku është shtruar në spital për bronkit

Njoftimi është dhënë nga mediat italiane, të cilat bëjnë me dije se Papa po i nënshtrohet disa teste të nevojshme, por jo vetëm.

k.m.
Papa Françesku është shtruar në spital për bronkit
Papa Françesku

ITALI- Papa Françesku është shtruar në spitalin Policlinico Agostino Gemelli. Njoftimi është dhënë nga mediat italiane, të cilat bëjnë me dije se Papa po i nënshtrohet disa teste të nevojshme, por jo vetëm. Duke cituar Zyrën e Shtypit të Vatikanit,  bëhet me dije se Papa do të trajtohet edhe për bronkit.

“Këtë mëngjes, në fund të audiencës, Papa Françesku do të shkojë në Poliklinikën Agostino Gemelli për disa teste të nevojshme diagnostikuese dhe do të jetë në një mjedis spitalor për trajtimin e bronkitit,”- tha Vatikani sipas BBC.

Papa Françesku ka bërë një sërë vizitash në spital vitet e fundit dhe ka kryer një operacion abdominal në vitin 2023. Por ka shqetësuar edhe me paraqitjet e tij të fundit, ku është shfaqur i mavijosur edhe në fytyrë. Sipas stafit, Papa ishte rrëzuar, ndaj edhe kishte pësuar lëndime. Kohët e fundit ai është parë me shkop dhe ndonjëherë përdor një karrige me rrota. Françesku gjithashtu vuan nga divertikuliti, një gjendje e zakonshme që mund të shkaktojë inflamacion ose infeksion të zorrës së trashë. Në vitin 2021, ai iu nënshtrua një operacioni për të hequr një pjesë të zorrës së trashë.

Pavarësisht nga problemet e tij mjekësore, Françesku ka mbajtur një kalendar të ngjeshur ngjarjesh, duke përfshirë një vizitë 12-ditore të katër vendeve në Azinë Juglindore dhe Paqësorin Jugor. Ai udhëtim ishte një nga më të gjatët që bërë ndonjëherë një papë. Javën e kaluar, u njoftua se Papa do të takohej me mbretin Charles III në prill./ZËRI

Poll

MOS HUMB