
Pamje nga vendngjarja
BUSAN- Të paktën 6 persona kanë humbur jetën, ndërsa 25 të tjerë janë plagosur gjatë një zjarri që ra në një kantier ndërtimi në qytetin e Busanit në Korenë e Jugut. Sipas mediave vendase, rreth 100 persona u evakuuan, ndërsa ekipet e shpëtimit ndodhen në vendngjarje.
Presidenti në detyrë i Koresë së Jugut Choi Sang-Mok ka urdhëruar autoritetet që të nisin menjëherë hetimet rreth kësaj tragjedia dhe të shuhet zjarri. Deri më tani, nuk ka informacione se si u shkaktua zjarri, ndërsa hetimet po vijojnë./ZËRI
Poll