
BOSNJE- Një stuhi shiu ka përfshirë së fundi Bosnjen, ku ka shkaktuar përmbytje në disa qytete të ndryshme të vendit, ndërsa shumë banesa kanë mbetur pa energji elektrike.
Shërbimet e shpëtimit në jug të vendit raportuan disa persona të zhdukur dhe u bënë thirrje vullnetarëve dhe ushtrisë për të ndihmuar, shkruajnë mediat e huaja.
Ndërkohë, sipas informacioneve jozyrtare që ka marrë portali Klix.ba, numri i të vdekurve nga vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut në Jabllanicë është rritur në mbi 10 persona.
Shërbimet e shpëtimit në qytetet Jabllanicë dhe Kiseljak thanë se rryma ishte ndalur gjatë natës dhe telefonat celularë humbën sinjalin.
Stacioni i zjarrfikësve në Jabllanicë tha se qyteti ishte plotësisht “i paarritshëm” sepse rrugët dhe linjat e trenave ishin të mbyllura.
“Policia na informoi se edhe hekurudha është e bllokuar”, thanë shpëtimtarët.
“Nuk mund të hysh apo të dalësh nga Jabllanica për momentin. Telefonat fiks funksionojnë, por celularët nuk kanë sinjal”.
#BREAKING #Bosnia JUST IN: Massive floods hit Kiseljak, Bosnia and Herzegovina, following heavy rainfall. pic.twitter.com/Yfc541sw7C
— The National Independent (@NationalIndNews) October 4, 2024
Ata u bënë thirrje njerëzve që të mos dalin në rrugët e përmbytura.
Shirat e dendur dhe erërat e forta u raportuan gjithashtu në Kroacinë fqinje, ku disa rrugë u mbyllën dhe kryeqyteti Zagreb u përgatit që lumi i fryrë Sava të dilte nga brigjet e tij.
Ovako trenutno izgleda Donja Jablanica (video: domovina BiH) pic.twitter.com/5K1rCwXCec
— Istraga.ba (@IstragaB) October 4, 2024
Erërat e forta kanë penguar trafikun në bregdetin jugor të Detit Adriatik dhe përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur kërcënuan disa qytete dhe fshatra në Kroaci.