Bota

Një muaj përpara zgjedhjeve, Melanie Trump del kundër bashkëshortit të saj

Në një video të postuar në llogarinë e saj X, ish-zonja e parë mbrojti "liritë individuale" të grave për të bërë atë që duan me trupin e tyre

E.K
Një muaj përpara zgjedhjeve, Melanie Trump del kundër
melanie dhe donald trump

SHBA- Ish-zonja e parë e SHBA-ve, Melania Trump duket se ka rënë në kundërshtim me bashkëshortin e saj, sa i takon deklaratave për të drejtat e abortit. Melanie, ashtu si dhe shumë zonja të tjera republikane, kanë dalë në mbështetje të të drejtave të abortit, duke i vënë ato në kundërshtim me pikëpamjet publike të bashkëshortëve të tyre.

Në një video të shkurtër që promovon librin e saj të ardhshëm, ajo shprehu mbështetjen e saj për lirinë individuale të grave, duke e përshkruar atë si një të drejtë thelbësore që të gjitha gratë e kanë që nga lindja.

“Nuk ka vend për kompromis kur bëhet fjalë për këtë të drejtë thelbësore që të gjitha gratë zotërojnë që nga lindja: lirinë individuale. Është e domosdoshme të garantohet që gratë të kenë autonomi në vendosjen e zgjedhjes së tyre për të pasur fëmijë, bazuar në bindjet e tyre, të lira nga çdo ndërhyrje apo presion nga qeveria.

Pse dikush tjetër përveç vetë gruas duhet të ketë fuqinë të përcaktojë se çfarë bën ajo me trupin e saj? E drejta themelore e një gruaje për lirinë individuale, për jetën e saj, i jep asaj autoritetin për të ndërprerë shtatzëninë nëse dëshiron. Të kufizosh të drejtën e një gruaje për të zgjedhur nëse do të ndërpresë një shtatzëni të padëshiruar është njësoj si t’i mohosh asaj kontrollin mbi trupin e saj”, thotë Melanie Trump.

Qëndrimi i dukshëm i saj për këtë çështje duket se është në kontrast me pozicionin e bashkëshortit të saj, i cili ka thënë se do të ndryshojë të drejtën kushtetuese për abort. Kjo është një prej pikave kryesore të fjalimeve të Trump përgjatë fushatës, për zgjedhjet presidenciale të 5 Nëntorit./ZËRI 

Poll

MOS HUMB