Bota

Pa shenja dhune! Nënë e bijë në Tetovë vdiqën nga helmimi, por a ishte babai ai që i helmoi?

Dyshohet se shkaku i vdekjes së tyre është helmimi ndaj janë marrë mostra nga viktimat për analiza të detajuara toksikologjike.

M.M
Pa shenja dhune! Nënë e bijë në Tetovë vdiqën nga
Spitali i Shkupit

MAQEDONIA E VERIUT- Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike e Tetovës kanë njoftuar se kanë nisur hetimet për vdekjen e një nëne dhe vajzës së saj në fshatin Sllatinë në Maqedoninë e Veriut. Të dyja u gjetën të pajeta në banesën e tyre ditën e djeshme (9 Tetor).

Dyshohet se shkaku i vdekjes së tyre është helmimi ndaj janë marrë mostra nga viktimat për analiza të detajuara toksikologjike. Deri më tani nuk janë konstatuar shenja të dhunës fizike mbi trupat e të ndjerave edhe pse në fillim u njoftua se ato ishin vrarë nga bashkëshorti i 37-vjeçares. 

Gjithashtu do të kryhen analiza të gjakut dhe urinës edhe për pjesëtarët e tjerë të familjes, përfshirë babain dhe djalin 9-vjeçar, për të kontrolluar nëse edhe ata mund të jenë ekspozuar ndaj ndonjë substance të dëmshme.

Njoftimi i Prokurorisë:

Të gjeturat fillestare nga autopsia e urdhëruar tregojnë për helmim si shkak të mundshëm të vdekjes, andaj nga e ndjera janë marrë mostra për analiza shtesë toksikologjike për të përcaktuar shkakun e helmimit. Tek të vdekurit nuk u konstatuan gjurmë dhune.

Analiza shtesë janë bërë edhe ndaj djalit 9 vjeç, për të parë nëse i njëjti ka pasur ndonjë helmim, e i cili vazhdon të gjendet në Qendrën Klinike në Shkup, ku po trajtohet pas traumës së përjetuar.

Gjithashtu, me urdhër të prokurorit publik do të merren mostra të gjakut dhe urinës nga anëtarët e tjerë të familjes – babait dhe djalit, për të kontrolluar praninë e mundshme të toksinave edhe në to. Po ndërmerren veprime të tjera për pastrimin e plotë të ngjarjes.

Ditën e djeshme u njoftua se një burrë kishte vrarë gruan e tij dhe vajzën e tyre të mitur, gjithashtu se kishte tentuar për të vrarë edhe djalin 9-vjeçar i cili ishte në gjendje kritike për jetën por hetimet akoma nuk e kanë vërtetuar këtë pistë./ ZËRI

Poll

MOS HUMB