
SHBA- Pronari miliarder i Teslës, Elon Musk, duket se po jep një shenjë tërheqjeje nga qëndrimi i tij i ashpër kundër presidentit amerikan Donald Trump. Flamurin e bardhë e ka "tundur" në një postim që ka bërë në rrjetin social që ai zotëron, në "X". Ish-bashkëpunëtori i ngushtë i presidentit amerikan i ka bërë një dedikim këtij të fundit.
"Më vjen keq për disa nga postimet që bëra kundër Presidentit Trump javën e kaluar. E teprova,"-shkruan Musk.
Disa ditë më parë, Musk bëri thirrje për shkarkimin e presidentit dhe zëvendësimin e tij nga zëvendëspresidenti J.D. Vance. Madje Trumpin e akuzoi la të kuptohet se presidenti është i përfshirë edhe në skandalin e trafikimit dhe abuzimit të vajzave të mitura nga Jeffrey Epstein.
Shefi i Tesla-s dhe SpaceX ishte një ish-këshilltar i ngushtë i Trump dhe drejtoi Departamentin e sapokrijuar të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE) përpara largimit të tij javën e kaluar. Që nga largimi i tij nga administrata e Trump, Musk ka kritikuar ashpër projektligjin e presidentit për uljen e taksave dhe shpenzimet, duke e quajtur atë "të neveritshëm". Kështu nisi edhe përplasja mes tyre./ZËRI