Bota

Mori çmimin Nobel për Paqen, fituesja Machado: Duam ta ndajmë me Trump për shkak se...

Liderja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, tha të hënën se dëshiron ta ndajë Çmimin Nobel për Paqen me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, dhe ta falënderojë personalisht atë pas ndërhyrjes ushtarake të administratës së tij në Venezuelë.

zh.ll
Mori çmimin Nobel për Paqen, fituesja Machado: Duam ta ndajmë
María Corina Machado-donald trump

VENEZUELË- María Corina Machado tha se rrëzimi i Presidentit Venezuelan Nicolás Maduro ishte një "hap i madh për njerëzimin, për lirinë dhe dinjitetin njerëzor".

Liderja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, tha të hënën se dëshiron ta ndajë Çmimin Nobel për Paqen me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, dhe ta falënderojë personalisht atë pas ndërhyrjes ushtarake të administratës së tij në Venezuelë.

Në një intervistë me Fox News, Machado vlerësoi Trumpin për rrëzimin e Presidentit Venezuelan Nicolás Maduro të shtunën, duke i përshkruar veprimet e Uashingtonit si "një hap të madh për njerëzimin, për lirinë dhe dinjitetin njerëzor".

Machado tha se nuk kishte folur me presidentin e SHBA-së që nga 10 tetori, dita kur u shpall fituese e Çmimit Nobel për Paqen.

58-vjeçarja u vlerësua me çmimin pasi ngriti sfidën më serioze paqësore në vite ndaj qeverisë së Maduros. Në atë kohë, Machado ia dedikoi pjesërisht çmimin Trumpit, i cili e kishte lakmuar prej kohësh dhe tha se e kishte merituar nderin.

"Sigurisht që do të doja shumë t'i thoja personalisht se ne besojmë, populli venezuelian, për shkak se ky është një çmim i popullit venezuelian, me siguri duam t'ia japim atij dhe ta ndajmë me të", i tha Machado prezantuesit të Fox News, Sean Hannity.

Edhe pse Trump e telefonoi Machado-n në tetor për ta përgëzuar për fitimin e çmimit Nobel, media amerikane raportoi se ai ishte i pakënaqur me faktin që ajo e kishte pranuar çmimin shumë të lakmuar në vend që ta refuzonte dhe t’ia jepte atij.

Udhëheqësja e opozitës tha gjithashtu se planifikon të kthehet në Venezuelë "sa më shpejt të jetë e mundur"./ZËRI

Poll

MOS HUMB